GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Presidenti bullgar lë me “gisht në gojë” Ramën: Bullgaria nuk është roja, çelësin e keni në duart tuaja

17:59 - 01/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti bullgar lë me “gisht në gojë” Ramën: Bullgaria nuk është roja, çelësin e keni në duart tuaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të “Bledit” në Slloveni, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u përfshi në replika me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, vendi i të cilit vendosi veton për Shkupin duke bllokuar hapjen e negociatave në bllok edhe për Tiranën.

E ndërsa iu lut të hapte derën e integrimit, Rama duke ironizuar vendimin bullgar tha se shpreson që Shkupit nuk do i kërkohet të ndryshojnë përsëri emrin në Bullgarinë Perëndimore.

“Në të gjithë procesin vendimmarrës të zgjerimit ka një “elefant” të madh në dhomë. Etërit themelues u nxitën nga idealizimi ndërsa forca nxitëse tani janë nacionalizimi dhe sondazhet. Nuk e kam fjalën qeverinë nacionaliste, por qeveri që tremben nga nacionalizimi në vendet e tyre dhe përpara se të flasin për ne u hedhin një sy sondazheve. Se nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ne dukemi se jemi shumë të korruptuar kur vjen ndonjë zgjedhje dhe kur përfundon, këto vende na thonë jeni në rregull. Jam mjaft i sigurt se pasi të mbyllin zgjedhjet, situata do të jetë shumë pozitive për Maqedoninë dhe me shpresë nuk do u kërkohet të ndryshojnë përsëri emrin në Bullgarinë Perëndimore” tha Rama.

Rumen Radev, kreu i shtetit bullgar replikoi duke i thënë Edi Ramës dhe Zoran Zaevit, se çelësi i suksesit është në duart e tyre dhe i këshilloi që të mos lobojnë në vendet e BE-së që t’i bëjë presion Sofjes.

“Duke folur për procesin e anëtarësimit duhet të bëjmë një dallim mes përgjegjësive të BE-së dhe përgjegjësive tona ballkanike, për të qenë të sigurt, Bullgaria nuk është roja që nuk u lë të dera, është partneri dhe miku juaj shumë i besuar. Ka dy strategji për të hapur dyert, më e gjata është të bëhet turne në të gjitha institucionet për të bindur aleatët për të detyruar Bullgarinë për të hapur derën, jo, dera është e hapur. Ka edhe një më të shkurtër, çelësin e keni në duart tuaja dhe ne jemi gati dhe ju ftojmë në dialog, por çelësi është në duart tuaja, varet prej jush, nga meritat tuaja dhe nga të kuptuarit që themeli në vetvete i integrimit mbështetet në vlerat europiane” tha ai.

Etiketa: celesiEdi Ramapresidenti Bullgar

Lajme të lidhura

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Largohen shtetasit afganë nga QS vetëm pak ditë pas mbërritjes, ja ku u vendosën

Largohen shtetasit afganë nga QS vetëm pak ditë pas mbërritjes, ja ku u vendosën

TË FUNDIT

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Lexo më shumë
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com