GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti i Malit të Zi ngre shqetësimin: Ballkani po i kthehet përplasjeve

22:39 - 23/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Malit të Zi ngre shqetësimin: Ballkani po i kthehet përplasjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka thënë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i konfrontimit të interesave dhe qëllimeve strategjike të aktorëve të ndryshëm ndërkombëtar. Ai këto komente i bëri në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila po i zhvillon punimet në Nju Jork të SHBA-së.

“Edhe sot e kësaj ditë ekzistojnë sfidat dhe kërcënimet ndaj demokracisë shumëetnike në Ballkan. Ballkani Perëndimor është përsëri arenë e interesave gjeopolitike, pasojat e të cilave janë ngadalësimi i integrimit të shoqërive të Ballkanit Perëndimor në mjedisin e tyre natyror evropian” – shtoi presidenti malazez.

Gjukanoviç tha se Mali i Zi paralajmëron për rrezikun e përtërirë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës të perspektivës së tij evropiane. Më herët, një raport i ri i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari thotë se në vendet ku ka pasur hyrje të kapitalit kinez është vërejtur ndikim negativ në mjedis dhe cilësinë e qeverisjes.

Pjesa më e madhe e ndikimit të Pekinit është fokusuar në Hungari, Çeki dhe Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Sipas raportit, vendet që kanë pësuar më së shumti në rënien e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e nivelit të borxhit janë Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia.

Një projekt për ndërtimin e autostradës në vlerë prej 1 miliard dollarësh në Mal të Zi u vendos në qendër të debatit për ndikimin kinez në Evropë. Mali i Zi pati njoftuar se nuk do të ishte në gjendje të paguante borxhin e tij ndaj Bankës Export-Import të Kinës. Përveç çështjes së borgjit ky projekt u kritikua edhe për koston që kishte. Përfundimisht, Podgorica mori ndihmë borxhi nga një sërë institucionesh amerikane dhe evropiane për të ndihmuar në stabilizimin e financave të saj dhe për të përmbushur pagesat e huasë. Edhe ndikimi rus konsiderohet nga vendet perëndimore si shumë problematik në Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: BallkaniMali ZiPresidentishqetesim

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Sulmuesi i Teutës kërcënon Dinamon: Do shënoj ndaj tyre

Sulmuesi i Teutës kërcënon Dinamon: Do shënoj ndaj tyre

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com