GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Presidenti i Napolit tregon anekdotën me trajnerin italian

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Napolit tregon anekdotën me trajnerin italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luçiano Spaleti po bën sezonin e jetës te Napoli, me klubin e kaltër që ka vënë një dorë te titulli kampion në Itali dhe që po garon fuqishëm edhe në Ligën e Kampioneve ku ka mbërritur në çerekfinale.

Ndaj kanë nisur dhe ngacmimet e para në adresë të trajnerit të Napolit.

Por ka qenë presidenti Aurelio de Laurentis, i cili ka qenë i prerë në qëndrimin e tij në lidhje me të ardhmen e Spaletit.

“Ai do të qëndrojë te Napoli, nuk ka dyshim”, ka thënë ai gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit “Enco Berxot”, çmim të cilin e fitoi pikërisht trajneri i Napolit.

Këto fjalë të dala nga goja e presidentit, sigurisht që e bëjnë të ndihet mirë trajnerin Spaleti, i cili mund të vijojë i qetë rrugëtimin triumfues drejt titullit në Serinë A dhe në ndjekje të ëndrrës në sirtar, Liga e Kampioneve.

“Dua të përgëzoj Spaletin për punën që ka bërë dhe po bën me Napolin. Po rezulton se kam bërë zgjedhjen e duhur me të. E kisha takuar më parë dhe më tha se në ato momente nuk mund të merrte drejtimin e Napolit. Më pas i kërkova nëse mund të kishim një bashkëpunim në të ardhmen dhe më shprehu gatishmërinë e tij. Pastaj ishte Alegri, i cili mu ofrua 4 herë. U fol edhe për Konseisaon e Spaletin dhe unë zgjodha këtë të fundit, duke parë se u treguam të i gatshëm.

Ndoshta mund të kishin shkuar jo si duhet punët dhe asokohe, por për fat gjithçka shkoi mirë dhe ja ku jemi në këtë situatë, të gjithë të lumtur e të kënaqur”, tha De Laurentis.

Presidenti i Napolit u është përgjigjur dhe pyetjeve në lidhje me të ardhmen e lojtarëve të tjerë kyç të Napolit, mbi të gjitha për Osimhen dhe Kvaratskelian, për të cilët kanë shfaqur interes gjysma e Europës.

Por edhe në këtë rast, De Laurentis ka qenë i qartë.

“Nuk dua të flas për numra e shifra, sepse ato dalin nga ata që u intereson. Unë di të them se në klub kemi një marrëveshje, askush nuk mund të largohet nëse nuk vendosim ne që t’i shesim.

Ndaj të gjithë tifozët tanë të qëndrojnë qetë, sepse të gjithë që janë pjesë e Napolit do të vazhdojnë të jenë të tillë edhe në të ardhmen”, nënvizoi ai.

Etiketa: Aurelio De LaurentiisFutbollItaliserie aSportSSC Napoli

Lajme të lidhura

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave
Sport

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Para
Fillon më në fund ndeshja pas kaosit në stadium

Fillon më në fund ndeshja pas kaosit në stadium

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

Dy persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim për sulmet me vezë e sende të forta...

Lexo më shumë
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com