GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti i Rajonit të Puljas: Edi Rama, një nga liderët më të rëndësishëm të Europës

09:02 - 04/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti i Rajonit të Puljas: Edi Rama, një nga liderët më të rëndësishëm të Europës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i rajonit të Puljas në Itali, Michele Emiliano, e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama si një ndër liderët më të rëndësishëm në Evropë. Gjatë nënshkrimit të një nisme të përbashkët për universitetet, Emiliano nënvizoi rëndësinë e miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se duhet ta dëshmojnë miqësinë me fakte.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania jua në Pulja është një herësh për të qenë krenar. Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitet tona. Miqësia duhet kuptuar në çdo formë në çdo çast. Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë, të kemi një ide më të qartë për sistemin universitar. Do keni mundësi të përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëjë këtë për shkak të historisë dhe mënyrës sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij. Si e ka afruar komunitetin e tij ndaj BE. Ne jemi miq të Shqipërisë, pa asnjë ngurrim, pa nëse dhe pa por. Jemi në dispozicion të tyre për çdo nevojë që kanë. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë sot nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka”, tha ai.

Ndër të tjera, ai i konsideroi shqiptarët si njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët sipas tij, kanë bërë hapa të mëdhenj përpara.

“Ne jemi miq të Shqipërisë pa nëse, dhe pa por. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka. Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ato kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para, kam qenë në Tiranë para shumë vitesh dhe ta shohësh sot janë bërë shumë përparime në shumë fusha. Angazhimet që do të merrni përsipër duhet t’i mbani. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë deri në fund. Mjafton ta shohësh kryeministrin në sy dhe të kuptosh se nëse i premton diçka, duket ta mbash deri në fund”, deklaroi ai.

Më herët, kryeministri Rama dhe funksionarë të lartë të Pulja nënshkruan marrëveshjen për nismën e përbashkët të universiteteve, e cila do të sjellë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.

Nisma për universitetet, Rama në Itali: Studentët nuk do largohen nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi ndodhet në Pulja të Italisë, ku ka nënshkruar nismën e përbashkët për universitetet. Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e Puljas, Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, ku në vendin tonë do të merret përvoja e universiteteve të vendit fqinj.

“Një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë brenda një kohe të arsyeshme dhe të hedhim disa hapa të cilat do të mund të na çojnë më tej. Të mund të bëjmë më konkrete këtë marrëdhënie të përkryer me realizimin e nismave të përbashkëta, që do të çonin në një tjetër nivel universitet tona duke shfrytëzuar përvojën tuaj. I jam shumë mirënjohës Michele sepse me të kam folur shpesh për këtë temë e di që nuk është diçka e lehtë. Nuk është një punë e lehtë me italianët dhe puljezët dhe nëse i shtojmë kësaj edhe shqiptarë. Dispobiliteti juaj është diçka e çmuar për mua dhe ne”, tha Rama.

Rama, pas konferencës dha më shumë detaje për gazetarët italiane, ku shtoi se me këtë nismë do të ketë më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Falë kryetarit të bashkisë por edhe guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe disponibilitetin e rektorëve të këtij rajoni. Ne folën sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësisë për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane tek ne. U japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria. Do të arrijmë të konkretizojmë disa projekte. Po punojmë edhe për temën e zjarreve. Një temë tjetër është ajo e shkëmbimeve turistike. Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të kultivojmë këtë ndjenjë vëllazërie që është ndjenja më e çmuar që kemi mes nesh dhe Italisë,” deklaroi Rama. 

Etiketa: Edi RamaMichele Emilioano

Lajme të lidhura

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)
Aktualitet

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë
Aktualitet

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25
Para
Konferenca e parë si lojtar i Levantes, habit Mustafi: Nuk kam talent

Konferenca e parë si lojtar i Levantes, habit Mustafi: Nuk kam talent

TË FUNDIT

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

12:21 - 01/01/26
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

12:13 - 01/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com