GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti i ri/ Balla thirrje Alibeajt: Rikthehuni në tryezë, deri të djelën presim dy emra nga PD

17:06 - 20/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i ri/ PS nuk njeh Berishën, Balla fton Alibeajn për konsultime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi Enkelejd Alibeaj të ulen në tryezë sërish për të vijuar negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Teksa ppo zhvillon sot një bashkëbisedim me gazetarët, Balla tha se PS është e hapur që të presë dy emra nga PD deri ditën e diel, pasi i takon asaj që të propozojë kandidatë në raundin e 2 dhe deri të 3.

Lidhur me deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili tha para gazetarëve se maxhoranca është tërhequr nga marrëveshja, Balla tha se PS i qëndron paktit për të cilin është folur me opozitën.

“Kolegu im i grupit parlamentar të PD, Alibeaj, nëse na kujtohet mirë, të gjithë keni qenë prezent bënë sallën ngjitur, ku dy ditë më parë kemi bërë një diskutim vijues, ku mendoj se duhet të jetë e qartë, PS, lidhur me propozimet që kanë ardhur nga PD për procesin, kemi rënë dakord me ato kritere dhe parakushte që ishin vënë aty, Janë kritere të përcaktuara nga Kushtetuta. Natyrshëm sa i përket procesit, tre gjëra duhet të jenë themelore; e drejta për të propozuar, por dakordësia ka qenë që në dy raundet që vijojnë, 2-3 PS nuk ka të drejtë të propozojë, do të propozojë vetëm opozita. Nëse nuk është zgjedhur në këto raunde presidenti, ai do të zgjidhet në raundin e 4-5. Tjetra; ne kemi thënë që jemi të gatshëm që në këtë fazë të negociojmë emra. të tre grupet e opozitës mund të vijnë me emra, por duke thënë qartë që procesi të ruaj integritetin e tij. Duhet që kandidati, apo kandidatja të mbështetet vetëm me firmat e opozitës. Kemi bërë llogaritë se sa kandidatë mund të bëjnë opozita. Ata kanë mundësi që të bëjnë 2 propozime deri të dielën. Ne jemi të gatshëm që të ulemi, të flasim.

Dini gjë nëse dikush quhet kandidat nëse nuk është depozituar me 20 firma.? Jo! Ndaj them që nuk duhet të humbë asnjë rast dhe kandidati në raundin e dytë apo të tretë që do të garojë duhet të ketë vetëm firmën e opozitës. Mendoj që duke thënë që deri në raundin e tretë kemi dakordësi, është pikërisht që pas raundit të tretë të kemi të drejtën për propozim, mendoj që fryma e atij dokumenti duhet të vlente deri në raundin e tretë dhe besoj me disa modifikime që ne i kemi diskutuar dhe fakti që grupe të tjera Parlamentare të opozitës kanë kuptuar atë që kemi kuptuar edhe ne flet qartë. Por them që në kohë jemi, unë jam këtu dhe e ka shprehur publikisht dëshirën për të vijuar komunikimin,. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes dhe opozita e ka mundësitë të sjellë emrat dhe të mos i çojë dëm raundet. Le të vijë edhe me më shumë emra, por ne duhet të dëgjohemi dhe nëse ti vë kusht. Ne kemi mundësi të propozojmë tre kandidatura dhe nuk po propozojmë, por presim raundin e katërt, Pra ne jemi në përpjekje serioze për mos ti dhënë shqiptarëve një president jo të PS, pra fryma e Kushtetutës na imponon nevojën për konsensus.”, tha Balla.

Etiketa: Taulant Balla

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
“4 kandidatura, ata të zgjidhnin 2”, Alibeaj: Mazhoranca u tërhoq kur pa emrat që kishim propozuar

“4 kandidatura, ata të zgjidhnin 2”, Alibeaj: Mazhoranca u tërhoq kur pa emrat që kishim propozuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com