GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Presidenti i ri duhet të jetë i diagnostikuar nga sëmundja e ndershmërisë

16:47 - 20/05/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti i ri duhet të jetë i diagnostikuar nga sëmundja e ndershmërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

NGA REDI SHEHU

Kërkohet një shqiptar mbi 40 vjeç, që të paktën të ketë jetuar këto 10 vitet e fundit në territorin e Shqipërisë, i cili të dijë t’i japë timonit të politikës dhe të ketë patentë ndërkombëtare. Të jetë i diagnostikuar nga sëmundja e ndershmërisë dhe duhet të jetë i varur nga të gjithë, saqë të gjithë të ëndërrojnë se ai është i pavarur. Të dijë të gjitha gjuhët e botës përveç fjalës çudibërëse “Përse”. Të flasë çdo gjë që dëshiron, përveç frazës “nuk bëhet”. Çdo pesë vjet, politika shqiptare i drejtohet kategorisë së “njerëzve të humbur”, për të gjetur arketipin e një specieje në zhdukje e sipër, i cili do të duhej të ishte Presidenti i Republikës. Kështu merr udhë një sagë e pafund angazhimi tryezash e sofrash partiake e jo vetëm për të prodhuar konfliktin e radhës.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës përbën një etapë të rëndësishme në rrugëtimin mandatues të partive shqiptare, sepse në vetvete ajo mbart edhe formulën e një detergjenti politik, i cili spastron njollat e dyshimeve mbi aftësinë tonë për t’u marrë vesh pa mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ajo çka vërehet gjatë procesit të nxjerrjes së një shqiptari nga kategoria e “njerëzve të humbur” është tragjedia politike, e cila zhvillohet paralelisht në dy akte. I pari në publik nën fokusin e mediave, dhe i dyti në privat nën dritën e abazhurëve të restoranteve luksoze. Ky paralelizëm, i cili rreket t’u tregojë shqiptarëve se politika jonë është e aftë të bëjë atë që vërtet nuk mund ta bëjë, në realitet e kthen ecejakun e takimeve në një komedi brenda tragjedisë.

E ardhur nga një kulturë e varësisë politikë nga faktori ndërkombëtar, duket tejet e çuditshme retorika e maxhorancës për një “pavarësim” të veprimit politik përmes zgjedhjes së Presidentit në limitet kushtetuese. Po ashtu, nga ana tjetër, kërkesa e Partisë Demokratike që maxhoranca të paguajë të gjithë listën e “ushqimeve politike” të papaguara gjatë këtij mandati pikërisht në tryezën e bisedimeve të presidentit të ardhshëm, gjithashtu duket tejet e çuditshme. Kjo lojë e të fortëve të lagjes, të cilët kërcënojnë me bllokime të ndërsjella nuk është një procedurë e re presidenciale, gjë që të bën të mendosh se gjithë procesi i zgjedhjes së Presidentit do të rrjedhë në mënyrë identike në atë ulluk siç ka rrjedhur edhe mandatet e mëparshme.

Si PD me të gjitha fraksionet e saj, ashtu dhe Rama, kanë shtuar aq shumë argumente në CV-të e tyre politikë, sidomos gjatë këtij mandati, për të mos qenë ata personat e besuar kur bëhet fjala për të zgjedhur Presidentin. Si gjithmonë, e majta dhe e djathta kurrë nuk harrojnë që në pikat kyçe politike të shfrytëzojnë rastin për të treguar muskulaturën reciproke të gdhendur gjatë kohës më të fundit politike, sikurse të mos harrojnë t’i tregojnë njëri-tjetrit se notojnë në një sipërfaqe fluiditeti aleancash, e cila kullon në vrimën më të parë të mundshme. Por e gjithë kjo kullesë do të duhej të kalonte nëpër vrima të paracaktuara të një konsensualiteti mbi dy parime bazë: Stabilitet politik si dhe pavarësi të gjyqësorit. Por kush prej lidershipit politik shqiptar do të ishte i interesuar që gjëegjëzën e vet politike ta kanalizojë në njërën nga këto kategori. Opozita nuk do të donte që stabilitetit politik t’i vishej maxhorancës, dhe maxhoranca nuk do të donte një gjyqësor të pavarur.

Stabiliteti politik ashtu edhe pavarësia e gjyqësorit janë bazamentet e artikulimit politik të ndërkombëtarëve në raport me shoqërinë shqiptare. Tani, meqë si maxhoranca, ashtu edhe opozita, nuk puqen me të paktën njërin prej këtyre dy parimeve, atëherë shfaqet e natyrshme që ato do të jenë të pa aftë të prodhojnë një president i cili t’i mishërojë të dyja , stabilitetin politik dhe gjyqësorin e pavarur. Sidomos pas ngjarjeve të fundit ku roli i presidentit erdhi edhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve si pikë kyçe neutralizuese e konflikteve politike. Nëse zgjedhja e presidentit do t’i lihej në dorë vetëm njërës pale, atëherë tërmeti që do të pasonte do të karakterizohej me një magnitudë të lartë politike.

Për ta arritur këtë, do të duhej që pjesë e një krahu politik t’i bashkëngjitej tjetrit për të dhënë konsensusin. Këtë do ta bënte nëse personi i zgjedhur do të mishëronte në mënyrë proporcionale interesat e të dy palëve. A ka në Shqipëri një person të tillë? Prandaj edhe kërkimi i një shqiptari me atributet kushtetuese për t’u bërë president, duket se do të kërkohet tek kategoria “njerëz të humbur”. Gjithsesi mendoj se maxhoranca do të bënte një gabim fatal nëse do të insistonte të përdorte kartonët kundrejt shumë proceseve të rëndësishme për Shqipërinë.

Në çfarëdo forme të kavërtiset kandidatura e Presidentit, përsëri ajo nuk do t’i shpëtojë politizimit si dhe varësisë së krahut dominant politik, kështu që, për të kursyer kohën e të gjithëve ne, do të ishte më mirë që stabilitetin politik dhe pavarësinë e gjyqësorit, ta garantonte një person zgjedhja e të cilit nuk do t’u besohej përfaqësuesve politikë, por vetë zgjedhësve, si forma më e drejtpërdrejtë e delegimit të një misioni shumë të rëndësishëm siç është ai presidencial.

Etiketa: Redi Shehu

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Gjendet i pajetë 53-vjeçari, jetonte i vetëm

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, 24-vjeçari transportohet në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com