GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pretenca – Nxori në pritë te hasmi të shoqëruarin, 14 vite burg për grupin e ish-shefit të Policisë, Dedan Gjoni

10:20 - 10/09/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimet/ Si dështoi vrasja për hakmarrje, dërgohet për gjykim ish-shefi i Policisë, Dedan Gjoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kërkoi këtë të martë në gjykatë një total prej 14.6 vite burgim (me gjykim të shkurtuar) për ish-shefin e policisë  Dedan Gjoni dhe të bashkëpandehurit e tjerë.

Për Kep Arapin, i njohur edhe si Rexhep Rapi, SPAK kërkoi dënimin me 7.6 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar zbret në 5 vite heqje lirie. Për Algert Rapin u kërkua 7.4 vite burg – 4.8 me gjykim të shkurtuar.

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK ne pretencë edhe për Dedan Gjoni, ish shefin e krimeve ne komisariatin nr. 6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 4.8 vite burg me gjykim te shkurtuar.

Këta persona akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Dedan Gjoni është nën akuzë edhe për një tjetër dosje penale, ku i bashkëpandehur është dhe ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani. Në atë procedim penal, ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni akuzohet se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”,  “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hakmarrje për vrasjen në Itali

Sipas SPAK, procedimi për çështjen është regjistruar mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë. Sipas hetimeve: i pandehuri Rexhep Rapi, dhe Xhevdet Kiss (Plaku), kanë një konflikt për shkak se, në vitin 2000 në qytetin e Savona-s të Italisë, është vrarë me armë zjarri Sali Rapi (i datëlindjes 21.05.1968, lindur në Durrës), i cili rezulton të jetë familjar i Rexhep  Rapit. Vrasja e Sali Rapit, u dyshua se është kryer nga Xhevdet Plaku dhe B.P., të cilët dhe janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Në datën 04.04.2014, shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s, Itali.

(Majtas) Rexhep Plaku dhe (djathtas) Dedan Gjoni

Në shenjë hakmarrje të vrasjes së Rapit, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e Xhevdet Plakut. Krijuesi i grupit të strukturuar rezulton, se është i pandehuri Rexhep Rapi, i cili për shkak të dështimit në tre raste të mëparshme për të vrarë shtetasin Xhevdet Kiss (Plaku), konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, për shkak të hasmërisë, ka krijuar këtë grup me qëllim vrasjen e Xhevdet Kiss (Plaku). Në përbërje (pjesëmarrës në grup) kanë qenë lidhje familjare Algert Rapi (nipi i tij),  Dejvi Gjermëni, Dedan Gjoni dhe i ndjeri Fatjon Dervishi (Toqe/Tole) (për të cilin nuk mund të fillohet procedim penal, pasi është vrarë pas një atentati me armë zjarri më datë 27.09.2023, në Sukth, Durrës).

Nxjerrja në pritë

Sipas hetimeve: Xhevdet Kiss (Plaku), në datën 17.09.2019, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Pas shoqërimit të tij në D.V.P. Durrës, i pandehuri Dedan Gjoni, ka komunikuar me të pandehurin Dejvi Gjermëni, të cilin e ka njoftuar mbi faktin e ndalimin të Xhevdet Kiss (Plaku).

Më pas, Dedan Gjoni i ka dërguar të Dejvi Gjermënit foton e Plakut, dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë. Këtë informacion, i pandehuri  Dejvi Gjermëni i’a ka dërguar më pas të pandehurit Algert Rapi, lidhje e ngushtë  familjare (nipi) e Rexhep (Kep) Arapit. Pas njoftimit që i pandehuri Dejvi Gjermëni, i ka dhënë të Algert Rapit, Rexhep Rapi (Kep Arapi) është organizuar me njerëzit e tij, për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut, duke i dalë në pritë.

Vrasja nuk është kryer, pasi Gjermëni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes aplikacionit mund të zbulohej më vonë, dhe për këtë arsye i ka thënë Algert Rapit, që i Rexhep Rapi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon, sepse e kishin liruar.

Kep Arapi

 

Etiketa: Dedan GjoniKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Para
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kalon për gjykim çështja ndaj Altin Hajrit

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kalon për gjykim çështja ndaj Altin Hajrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jetën...

Lexo më shumë
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

19:26 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com