GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Falsifikimi i deklaratës noteriale për të justifikuar pasuritë, Luis Ejlli dënohet me 1 vit burgim

10:18 - 10/10/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
I përfundon kontrata, Luiz Ejlli ka një mesazh për televizionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luiz Ejlli, këngëtari i cili ka qenë pjesë e “Big Brother”, ku fama e tij mori hov, është dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim, nga Gjykata e Fierit, që ka pranuar pretencën e prokurorisë.

Sipas hetimeve, Ejlli, gjatë detyrës si noter, ka falsifikuar dokumente që janë përdorur nga një tjetër person për ti paraqitur pranë prokurorisë së Fierit, me qëllim justifikimin e pasurisë.

Hetimet

Prokuroria e Fierit saktëson se kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit Luiz Ejlli dhe Fatmir Abdurramanit, të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria e Lushnjës, mbi procedimit penal nr.388, të vitit 2022.

“Rezultoi e provuar se i pandehuri Fatmir Abdurramani, në bashkëpunim me të pandehurin Luiz Ejlli, ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri Fatmir Abdurramani e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë. Deklarata noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme”, saktëson prokuroria.

“Konkretisht, i pandehuri Luiz Ejlli, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin Fatmir Abdurramani, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Abdurramani, në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë”, shtuan të njëjtat burime.

Vendimi

Vendimi për çështjes nga Gjykata e Fierit është dhënë më 2 Tetor, duke shpallur fajtor të dy personat e akuzuar.

Ejlli është shpallur fajtor për akuzën “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe është dënuar me 12 vite burgim.

Ndërsa i pandehuri tjetër i çështjes, Fatmir Abdurramani, është dënuar me 18 vite burgim për të njëjtën akuzë.

Luiz Ejlli është hetuar në gjendje të lirë dhe nuk pritet të shkojë pas hekurave, derisa vendimi të marrë formë të prerë. Teksa ka folur më herët për rastin, Ejlli ka mohuar akuzat dhe gjasat janë që vendimi i shkallës së parë të ankimohet nga ai në Apel.

Lexo edhe:

“Çështja Luiz”, Kush është i pandehuri tjetër i dënuar me 18 muaj burg, me precedentë për shfrytëzim prostitucioni

Etiketa: Fatmir Abdurramanigjykata fierKryesore1luiz ejlliProkuroria Fier

Lajme të lidhura

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit
Aktualitet

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

11:50 - 15/12/25
Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike
Aktualitet

Barometri i Ballkanit 2025, Tabaku: Korrupsioni po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

11:44 - 15/12/25
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin
Aktualitet

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

11:35 - 15/12/25
Para
“Shtëpi bari” në magazinat e shtetit, policia justifikohet: Ishte pronë private

“Shtëpi bari” në magazinat e shtetit, policia justifikohet: Ishte pronë private

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit
Aktualitet

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

11:50 - 15/12/25

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat. Duke...

Lexo më shumë
Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

Barometri i Ballkanit 2025, Tabaku: Korrupsioni po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

11:44 - 15/12/25
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

11:35 - 15/12/25
Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

11:17 - 15/12/25
Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

10:37 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com