GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Prezantohet Barometrin Ballkanik nga RCC: Papunësia mbetet problem, shqiptarët besojnë se brenda 2025 do të jemi pjesë e BE-së

12:05 - 24/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prezantohet Barometrin Ballkanik nga RCC: Papunësia mbetet problem, shqiptarët besojnë se brenda 2025 do të jemi pjesë e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi edicioni i 7-të i Barometrit Balkanik, ku u shqyrtuan një shumëllojshmëri temash, siç janë integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, digjitalizimi, rimëkëmbja e gjelbërt, punësimi.

Fjalën hapëse për prezantimin e Barometrit Ballkanik 2021 e mbajti Sekretarja e Përgjithshmë e RCC, Majlinda Bregu dhe Alessandra Viezzer, Zëvëndës Drejtuese e njësisë për Bashkëpunim Rajonal dhe Programet të Ballkanit Përëndimor në Komisionin Europian (DG NEAR).

Përsa i përket Shqipërisë, në lidhje me shqyrtimin e temave të lartpërmendura, 84% e njerëzve besojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë dhe 40% e të pyeturve besojnë se brenda 2025 Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, 85% mendojnë se qeveria e tyre duhet të përmirësojë më shumë tregtinë dhe marrëdhëniet e investimeve me Bashkimin Evropian, dhe 49% e njerëzve janë pozitivë ndaj qytetarëve që vijnë nga vendet e tjera për të punuar në Shqipëri.

Në lidhje me çështjet mjedisore, 34% e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se ulja e emetimit të CO2 dhe sjellja e tyre në nivelin afër zeros, e cila do të lejojë arritjen e neutralitetit të klimës në BB deri në vitin 2050, është një domosdoshmëri.

Referuar sondazhit vjetor, 56% e njerëzve përdorin shërbimet e qeverisjes elektronike për të marrë dokumentet e tyre personale në internet, të tilla si certifikata e lindjes, shtetësia, etj. Gjithashtu, 61% raportuan kalimin në shërbime online/digjitale gjatë pandemisë Covid-19.

Përveç koronavirusit (62%), më shumë se dy të tretat (69%) e shqiptarëve e shihnin papunësinë çështjen më shqetësuese. Ndërsa shqetësimi për kujdesin shëndetësor ishte 38%.

Përveç Majlina Bregut dhe Alessandra Viezzer, në panel gjithashtu ishin edhe: Jim O’Brien, Këshilltar i Lartë i Iniciativës për Ardhmërinë e Evropës në Këshillin Atlantik;  Corina Stratulat, Kryetare e Programit / Analiste në Qendrën e Politikave Evropiane; Branimir Jovanovic, Ekonomist në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Vjenës; Gentian Elezi, Konsulent i RCC për edicionin Ballkan Barometer 2021 nga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT)

Etiketa: barometri ballkanikBEdixhitalizimikonferencpapunesiaPrezantimRCCShqiperia

Lajme të lidhura

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë
Aktualitet

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Para

Këshilli e fton në mbledhje më 30 qershor, Dritan Leli: Shihemi në "ZOOM"

TË FUNDIT

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26

Opozita ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare më 17 prill në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com