Ish-kryeministri Sali Berisha dha sot një afat për përfundimin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Berisha deklaroi se ky proces mund të përfundojë brenda muajit tetor, duke vënë theksin te bashkitë e mëdha fillimisht.
“Mund të kemi kandidatët brenda muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet. Megjithatë varet. Duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë. Zbatimi i saj ka një rëndësi shumë të madhe dhe në respekt të përfaqësimit, ligjit që ne zbatojmë. Është një moment shumë i rëndësishëm”, u shpreh Berisha.
Discussion about this post