GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Prindi 1, Prindi 2”, Berisha sulmon vendimin e Veliajt

15:19 - 29/10/21
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Prindi 1, Prindi 2”, Berisha sulmon vendimin e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” për shpërndarjen e formularëve “Prindi 1, Prindi 2” nëpër kopshte nga Ministria e Arsimit, duke thënë se kjo është platformë për denatyrimin e familjes shqiptare.

Ai gjithashtu thotë se ky akt zëvendëson vlerat themelore të familjes duke i shndërruar ato në numra.

Platforme për denatyrimin e familjes shqiptare! Miq, Kreu i Meduzës ka urdhëruar ndrikullën e tij të arsimit të shpërndajë fëmijëve në kopshte dhe fillore një formular në të cilin në një akt amoral godet rënd familjen, prindërit defacto asgjësohen shndërrohen thjesht në numra 1 dhe 2.

Te shndërrosh prindërit në numra është përpjekje barbare, primitive të zëvendësosh vlerat themelore, njerëzore dhe hyjnore të familjes dhe ta shkatërrosh e shndërrosh atë në diçka të pavlerë. Ky akt agresiv në rrafshin e vlerave themelor të individit, familjes dhe shoqërisë shënon një poshtërim për prindërit që jetojnë por edhe ata që prehen në paqen e përjetshme.

Berisha e konsideron një akt agresiv në rrafshin e vlerave themelore të individit, familjes dhe shoqërisë shqiptare dhe një përshkallëzim të ri të luftës së egër të Çubrilloviçit shqipfolës kundër qenies sonë kombëtare.

Ky përshkallëzim i ri i luftës së egër të Çubrilloviçit shqipfolës kundër qenies sonë kombëtare vjen pasi ai ka larguar në 4 vite 530 shqiptar nga Shqipëria. Ju bej thirrje prindërve të refuzojnë me neveri plotësimin e këtij formulari antifamilje që kërkon t’i poshtërojë ata para fëmijëve te tyre duke i shndërruar ne numër dhe t’ju shpjegojnë fëmijëve qëllimet djallëzore të formularit të Edvin Ramës. Unë gjithashtu dënoj me ashpërsinë më të madhe politikën çnjerëzore të denatyrimit, shndërrimit të prindërve në numra dhe ftoj shqiptarët të protestojnë kundër armikut te qenies se tyre Edvin Kristaq Rama.

Para disa ditësh ka qarkulluar në rrjet një formular, në të cilin fjala ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës. Kjo më pas ka sjellë reagime të shumta jo vetëm nga qytetarët, por edhe politikan të ndryshëm.

Pasi u bë tema e çdo portali, Bashkia e Tiranës “pretendon” se formularët që janë shpërndarë janë “fake news”, pasi sipas tyre formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar
Breaking Views

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia
Aktualitet

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Para
Neymar i kërkon PSG-së të marrë yllin e Premier League

Neymar i kërkon PSG-së të marrë yllin e Premier League

TË FUNDIT

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar
Breaking Views

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Lexo më shumë
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

21:30 - 16/03/26
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com