GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Prishtinë dil në shesh

18:50 - 06/07/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Prishtinë dil në shesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ilir Levonja

Prishtinë dil në shesh e nëme djallin. Është më i keq se shkjau. Një dhunist e bullist i shtetit të Unit dhe jo i shtetit të ligjit. Është një mashtrues i rëndomtë që tjetër thotë dhe tjetër bën. Nuk e ka për gjë të shesë gjithçka kombëtare mjaft të shkoj e tija. Është modeli i përkryer i perversit shqiptar që tash e shekuj po e vuajmë në dasime kufijsh dhe me pasaporta të ndryshme.

Nga ky lloj soji nuk e shikonim dot njëri-tjetrin që nga rënia e Perandorisë Osmane. Po nga ky lloj soji që ia fali gjithçka Jugosllavisë përfunduam në Moskë, më pas në Pekin. Për vite me radhë i shkoi përsipër qiellit tënd dhe as që ia ndjeu fare.

Nuk e ka për gjë të marri grurë nga Beogradi ndërsa fushat e Myzeqesë po kalben nga prodhimet. Ka shitur gjithçka. Në Shqipëri nuk ka më shtet ligjor a demokraci. Nuk ka se si e ndihmon një i dështuar Kosovën në rrugën e vet. Madje ka ardhur koha që Kosova të ndihmoj dheun amë a shtetin amë. Firmosi 13 vendime në një minutë jo sfidë, por për të dëshmuar Unin.

Ato 13 vendime duheshin të firmosur javë më parë atëherë kur ky kërcënonte Kosovën me sanksionet e Europës. Dhe në vend që vinte aty në Gjakovë për mbledhjen e radhës mes shqiptarëve, iku në varrimin e Silvio Berluskonit. Arsyeja, e thjesht, soji i bullistit që bëj si them unë dhe jo se si thotë Kushtetuta e vendit.

Nga 2013 e këtej, kurrë nuk kërkuar një asociacion për komunat e shqiptare në Luginën e Preshevës, kurrë. Për më tepër që ia kërkon edhe Kushtetuta e vendit, mirëpo me paturpësinë më të madhe kërkon t’i imponohet Albin Kurtit për komunat serbe. Një nga tre pikat e qeverisë Hoti 2020, ishte ndërtimi i një hidrocentrali me qëllim që të ndihmohej Kosova.

Shqiptarët kanë ndërtuar plot syresh me punë vullnetare. Madje akoma po prej tyre prodhojnë dhe shesin energji, megjithëse akoma vuajnë katastrofikisht fikjen e dritave, për shkak të vjedhjes galopante. Megjithatë po t’i pyesje sot në një referendum mbarë shqiptar do kishin marrë kazmat dhe lopatat për ta ndërtuar një të tillë për Kosovën.

Mirëpo shqiptarët nuk pyeten pasi aty dominon Uni, shteti ideologjik dhe pasardhësit brutal të Enver Hoxhës. Nuk ka kolegjialitet. Nuk ka balancë pushteti. 99.99% të shtetit e dominon Vladimir Llukashenko, një misionar soriosian me objektive internacionale.

Tre gjëra i kërkoi kryeministri i Kosovës i atyre viteve Avdullah Hoti, 1)Doganë për shtetin e Kosovës në Durrës, 2)Hidrocentral dhe 3)Linjë hekurudhore Tiranë-Prishtinë. Bëni një referndum mbarë shqiptarë, kudo ku jemi… Tiranë, Prishtinë, Shkup, Podgoricë, e gjetkë metropolove të botës dhe shini se çfarë rezultati.

Mirëpo kjo i tmerron njëshat e politikës sonë, arsyeja karrika e tyre. Dhe i pari ndër këta është ky sallami shqiptar. Sot Shqipëria është vendi më i dobët në çdo aspekt, pa ushtri, pa ekonomi, pa industri, pa arsim. Një shtet totalitar që mund ta barazosh me vulgaritetin e vendeve të dorës së tretë, nga ku dëgjon e shikon se si grave u hiqet e drejta e arsimimit.

Sot krejt harbutërisht ky Edi Rama del e u vendos kusht studentëve të mjekësisë, mbaroni shkollën këtu, punoni 5 vjet për mua dhe pastaj diplomohuni. Mjerë Shqipëria, pasi 90% e profesorëve nuk e vënë ujin nl zjarr kur dëgjojnë broçkulla të tilla.

Të gjithë këta fëmijët e tyre i kanë dërguar botës për studime, kurse këtyre studentëve të rinj u vendosin dogana. Mendo pastaj për të drejtat e liritë e individit. Në vitin 2009, Edi Rama bojkotoi Kuvendin e Shqipërisë për gati dy vjet e ca, afro 700 ditë. Megjithëse njohu zgjedhjet kërkonte hapjen e kutive. Preteksi, të respektohen standardet e demokracisë, shteti ligjor. Tani të gjitha këto i ka zeruar dhe ka vetëm një të drejtë universale për shqiptarët, e drejta e Edi Ramës. Një absurd bolshevik i Unit. 700 ditë bojkotoi dhe paradoksalisht sot është kryeministër i shqiptarëve.

Dilni në shesh dhe shporreni se nuk vjen si shqiptar, por si misionar i lobeve që e ndihmojnë të qëndroj në pushtet. Këtë bën edhe Llukashenko në Bjellorusi. Këtë bëri edhe Enver Hoxha për 40 e kusur vite. Dhe ne as morti nuk mblodhi bashkë, nuk na linin kufijtë.

Etiketa: ILIR LEVONJAOpinion

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Ambasadori gjerman: Pozitiv fakti që vëmendja do jetë te Procesi i Berlinit  

Ambasadori gjerman: Pozitiv fakti që vëmendja do jetë te Procesi i Berlinit  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet
Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet

09:46 - 10/01/26

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Klosit pasi dyshohet se ka rënë me automjetin që drejtonte në përroin e...

Lexo më shumë
Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh

Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh

09:36 - 10/01/26
Rikthehet dimri! Reshjet e dëborës mbulojnë veriun e vendit

Rrugë të çara dhe të bllokuara, rrëshqitje dherash, mjegull dhe ngrica, ARRSH: Ja akset që duhet kujdes!

09:24 - 10/01/26
Moti i keq në Mirditë/ Fan i Vogël dhe Zmeja dalin nga shtrati

Moti i keq në Mirditë/ Fan i Vogël dhe Zmeja dalin nga shtrati

09:22 - 10/01/26
Ekonomia shqiptare pa motorë rritjeje, Industria bie, bujqësia po tkurret

Ekonomia shqiptare pa motorë rritjeje, Industria bie, bujqësia po tkurret

09:17 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com