GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pritet spektakël dhe surpriza/ Sot nis kampionati Europian, gjithçka që duhet të dini për EURO 2024

09:05 - 14/06/24
në Sport
Kohë leximi: 6 min
A A
Pritet spektakël dhe surpriza/ Sot nis kampionati Europian, gjithçka që duhet të dini për EURO 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati Europian që do të shoqërojë tifozët dhe entuziastët nga 14 qershori deri më 14 korrik do të jetë eventi futbollistik më i rëndësishëm i verës së këtij viti 2024.

“Euro 2024” do të ngrejë siparin me ndeshjen hapëse të organizatorëve gjermanë dhe Skocisë në “Allianz Arena” të Mynihut sot në orën 21:00.

Por para shkelmimit të topit të parë, do të respektohet tradita me ceremoninë e inaugurimit të turneut, e thjesht si gjithnjë sa herë të bëjnë gjermanët, por me shumë klas dhe kuptim, e cila do të nisë në stadiumin e Bajernit të Mynihut duke nisur nga ora 20:30.

Ceremonia e hapjes

Është planifikuar një homazh për nder të Franc Bekenbauerit, kampionit gjerman i cili u nda nga jeta më 7 janar. Haidi Bekenbauer, e veja e legjendës së kombëtares gjermane dhe Bajernit të Mynihut, do të sjellë trofeun e Kampionatit Europian në fushë në mungesë të bashkëshortit të saj zbuloi “Bild”. Dhe i gjithë ky moment prekës, do të shoqërohet me një video festive me momentet më të bukura të karrierës së “Kaizerit”.

Si çdo ceremoni inaugurimi, edhe sot do të ketë notat muzikore që do të ngrenë peshë të pranishmit në stadium. Ky shans i është akorduar këtë herë treshes italiane e “Meduza”, këngëtarit amerikan të grupit “One Republic” Rajan Teder dhe gjermanes Leoni. Është e tyrja kënga e titulluar “Zjarr”, e cila u bë kolona zanore zyrtare e “Euro 2024” dhe doli për herë të parë më 13 maj. Gjithçka do të nisë dhe përfundojë në harkun e më pak sesa 30 minutave.

Një muaj spektakël në fushë, për të udhëtuar më pas drejt Berlinit, ku gjithçka do të ulë siparin në finalen e 15 korrikut. Ceremonia përmbyllëse do të mbahet në “Olympiastadion” të kryeqytetit këtë herë dhe do të ketë sërish një performancë të “One Republic”, Leoni dhe “Meduza”, ata që krijuan himnin e turneut të 17-të europian.

Kombëtarja kuqezi

Një ditë pas na pret ndeshja e parë e kombëtares shqiptare, ku skuadra e Sylvinhos do të luajë kundër Italisë në Dortmund të shtunën në orën 21:00, katër ditë më vonë do të përballet me Kroacinë në Hamburg, ndërsa fazën e grupeve do ta përfundojnë më 24 qershor në Dusseldorf ndaj tri herë kampionit, Spanjës.

Shqipëria luan vetëm Kampionatin Evropian të dytë në histori, pas atij të vitit 2016, ku nuk doli nga grupet, me vetëm një fitore ndaj Rumanisë.

Shqipëria që ka treguar paraqitje të mirë në eliminatoret e fundit, do të mundohet të tregojë të njëjtën gjë në Euro 2024, edhe pse ka do të jetë e vështirë kundër tre gjigantëve si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Dy kombëtaret e para nga çdo grup e kanë kalimin e garantuar, por do të kalojnë tutje edhe katër kombëtaret më të mira të vendit të tretë nga gjashtë grupet.

Deri në fund do të zhvillohen 51 gjatë gjithë turneut në dhjetë stadiume në Gjermani. Në total priten 2.7 milionë shikues në ndeshje.

Formati i Euro 2024

Njëzet e katër skuadra janë të ndara në gjashtë grupe dhe do të luajnë gjithsej 51 ndeshje në turne. Fituesit dhe vendet e dyta nga secili grup do të kalojnë në fazën eliminatore, si dhe katër skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Faza e 1/8-tës e Kampionatit Evropian do të luhet nga 29 qershor deri më 2 korrik, ndeshjet çerekfinale më 5 dhe 6 korrik, gjysmëfinalet më 9 dhe 10 korrik dhe finalja do të luhet më 14 korrik.

Për Kampionatin Evropian në Gjermani janë regjistruar 622 lojtarë dhe më së shumti përfaqësues do të kenë kampionët e Anglisë dhe Italisë, Manchester City dhe Interi, me nga 13 lojtarë.

Programi i ndeshjeve të Shqipërisë

Itali – Shqipëri – 15 qershor, ora 21:00 (Dortmund)

Shqipëri – Kroaci – 19 qershor, ora 15:00  (Hamburg)

Shqipëri – Spanjë-  24 qershor, ora 21:00 (Dusseldorf)


Lista e të gjitha stadiumeve mikpritëse 

Berlin – Stadiumi Olimpik, kapaciteti 74.461

Mynih – Fussball Arena Munich, kapaciteti 70,076

Dortmund – BVB Stadium Dortmund, kapacitet 65,849

Stuttgart – Stuttgart Arena, kapaciteti 54,906

Gelsenkirchen – Arena AufSchalke, kapacitet 54.740

Frankfurt – Frankfurt Arena, kapaciteti 54,697

Hamburg – Volksparkstadion, kapacitet 52.245

Düsseldorf – Düsseldorf Arena, me kapacitet 51.031

Koln – Stadiumi i Kolnit, me kapacitet 49 827

Leipzig – Stadiumi Leipzig, kapaciteti 42,959

Orari i ndeshjeve 

Grupi A

Raundi i parë: E premte, 14 qershor (Mynih) Gjermani – Skoci; E shtunë, 15 qershor (Koln) Hungari – Zvicër

Raundi i dytë: E mërkurë, 19 qershor (Koln) Skoci – Zvicër; E mërkurë, 19 qershor (Sttutgart) Gjermani – Hungari

Raundi i tretë: E diel, 23 qershor (Frankfurt) Zvicër – Gjermani; E diel, 23 qershor (Sttutgart) Skoci – Hungari

Grupi B

Raundi i parë: E shtunë, 15 qershor (Berlin) Spanjë – Kroaci; E shtunë, 15 qershor (Dortmund) Itali – Shqipëri

Raundi i dytë: E mërkurë, 19 qershor (Hamburg) Kroaci– Shqipëri; E enjte, 20 qershor në (Gelsenkirchen) Spanjë – Itali

Raundi i tretë: E hënë, 24 qershor (Leipzig) Kroaci– Itali; E hënë, 24 qershor (Düsseldorf) Shqipëri – Spanjë

Grupi C

Raundi i parë: E diel, 16 qershor (Gelsenkirchen) Serbi – Angli; E diel, 16 qershor (Shtutgart) Slloveni – Danimarkë

Raundi i dytë: E enjte, 20 qershor (Frankfurt) Danimarkë – Angli; E enjte, 20 qershor (Mynih) Slloveni – Serbi

Raundi i tretë: E martë, 25 qershor (Këln) Angli – Slloveni; E martë, 25 qershor (Mynih) Danimarkë – Serbi

Grupi D

Raundi i parë: E diel, 16 qershor (Hamburg) Poloni – Holandë; E hënë, 17 qershor (Düsseldorf) Austri – Francë

Raundi i dytë: E premte, 21 qershor (Berlin) Poloni-Austri; E premte, 21 qershor (Leipzig) Holandë – Francë

Raundi i tretë: E martë, 25 qershor (Berlin) Holandë – Austri; E martë, 25 qershor (Dortmund) Francë – Poloni

Grupi E

Raundi i parë: E hënë, 17 qershor në Frankfurt: Belgjikë – Sllovaki; E hënë, 17 qershor në Mynih: Rumani – Ukrainë

Raundi i dytë: E premte, 21 qershor në Düsseldorf: Sllovaki – Ukrainë; E shtunë, 22 qershor në Këln: Belgjikë – Rumani

Raundi i tretë: E mërkurë, 26 qershor (Frankfurt) Sllovaki – Rumani; E mërkurë, 26 qershor (Shtutgart) Ukrainë – Belgjikë

Grupi F

Raundi i parë: E martë, 18 qershor (Dortmund) Turqi – Gjeorgji; E martë, 18 qershor (Leipzig) Portugali – Republika Çeke

Raundi i dytë: E shtunë, 22 qershor (Dortmund) Turqi – Portugali; E shtunë, 22 qershor (Hamburg) Gjeorgji – Republika Çeke

Raundi i tretë: E mërkurë, 26 qershor (Gelsenkirchen) Gjeorgji – Portugali; E mërkurë, 26 qershor (Hamburg) Republika Çeke – Turqi

Favoritet

Sipas mendimeve të ekspertëve dhe analistëve të futbollit, Franca dhe Anglia llogariten si favoritët kryesor, pasi ekipet e tyre kombëtare kanë vlerë prej 1.23 miliardë eurosh, respektivisht 1.52 miliardë euro.

Pas tyre vijnë kombëtaret si Portugalia me vlerë 1.05 miliardë euro, Spanja (965 milionë euro) dhe vendin e pestë e mbajnë gjermanët (851).

Italia shihet si më pak favorit sesa këto pesë kombëtare, por vjen si kampion në fuqi i Evropës dhe do të tentojë të thotë fjalën e vetë, ashtu sikurse Spanja që ka një ekip teknikisht superior dhe me shumë talente.

Surpriza të mundshme mund të jenë kombëtaret e Holandës dhe Belgjikës.

Ndryshe, Spanja dhe Gjermania janë rekordmenët me nga tre tituj evropianë, ndërsa Franca është dy herë kampione e Evropës së bashku me Italinë.

Fondi i çmimeve

Krahasuar me Euron e kaluar, UEFA i rriti fitimet e çmimeve me 23 për qind. Tani totali është 371 milionë euro. Të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse marrin 9.25 milionë euro të garantuara.

Çdo fitore në grup sjell 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 750 mijë.

Kalimi në 1/16 vlen 2 milionë euro, çerekfinalet 3,25 milionë dhe gjysmëfinalet 5 milionë. Më në fund humbësit në finale do të marrin 7 milionë, kurse fituesit e medaljes së artë do të jenë më të pasur për 10 milionë euro.

Kampionët e Evropës do të fitojnë 34 milionë euro. Çmimet zakonisht shpërndahen në raportin 60 për qind për federatën dhe 40 për qind për lojtarët dhe stafin.

Etiketa: europianKryesore1spektakel

Lajme të lidhura

LISTA/ Kombëtarja nis përgatitjet për Euro U-17, trajneri i kuqezinjve grumbullon 23 futbollistë
Sport

LISTA/ Kombëtarja nis përgatitjet për Euro U-17, trajneri i kuqezinjve grumbullon 23 futbollistë

09:39 - 15/05/25
Euro U-17 mbërrin në Elbasan, FSHF organizon event promovues me qindra fëmijë e qytetarë
Sport

Euro U-17 mbërrin në Elbasan, FSHF organizon event promovues me qindra fëmijë e qytetarë

13:44 - 14/05/25
“Vendin e kanë të garantuar”, FSHF jep lajmin e madh për tifozët e Kombëtares mbi biletat e sfidës me Serbinë
Sport

“Vendin e kanë të garantuar”, FSHF jep lajmin e madh për tifozët e Kombëtares mbi biletat e sfidës me Serbinë

09:36 - 14/05/25
Para
I shkoi për t’i vjedhur dyqanin, shqiptari vret 44-vjeçarin grek

EMRAT/ Ngritën tre shtëpi bari, pesë të arrestuar në Greqi! Mes tyre dy shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sa lekë more për votat?” Paloka: Po kërcënojnë ata që denoncuan  vjedhjen, Rama ta harrojë se…
Aktualitet

“Sa lekë more për votat?” Paloka: Po kërcënojnë ata që denoncuan vjedhjen, Rama ta harrojë se…

11:44 - 15/05/25

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët ...

Lexo më shumë
Kosovë/ Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit

Kosova ende pa Kuvend, dështon edhe përpjekja e 16-të

11:41 - 15/05/25
Delegacioni rus mbërrin në Turqi për bisedimet e paqes pa Putinin

Delegacioni rus mbërrin në Turqi për bisedimet e paqes pa Putinin

11:27 - 15/05/25
SPAK mbyll hetimet dhe kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

SPAK mbyll hetimet dhe kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

11:08 - 15/05/25
Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…

Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:58 - 15/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com