GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Problem nga rënia e euros”, pronari italian lë punëtorët 3 muaj pa rrogë

21:12 - 22/12/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Problem nga rënia e euros”, pronari italian lë punëtorët 3 muaj pa rrogë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre punonjës të kompanisë tekstile Alba Converting në qytetin e Fierit që kanë punuar prej muajit qershor në këtë kompani tregojnë për emisionin “Stop” në Tv Klan se nuk kanë marrë pagesat e muajve gusht-tetor.

Përveç kësaj ata janë shkëputur nga puna tashmë me arsyen se kompania ka probleme. Punonjësit thonë se kanë firmosur një kontratë, por ajo nuk është zbatuar.

Menaxheri i firmës është një shtetas italian. Punëtorët thonë se menaxheri u premton se do të paguhen së shpejti. Pozicionet e tyre të punës kanë qenë të ndryshme, zonjat tek pjesa e fasonerisë, ku prodhoheshin materialet për spitale dhe djali tek pjesa e makinerive.

Njëri prej punëtorëve u drejtua tek Alba Converting që të bisedonte me ekonomistin dhe menaxherin por i thanë sërish se duhet të priste.

Punëtori: Për ato lekët doja të të pyesja! Kur do t’i marrim?

Menaxheri:
Besi, unë jam vërtet…, mora masë për borxhin, që kam tek ju. Akoma nuk më kanë ardhur. Këtë javë, besoj nga java tjetër, do ta zgjidhim. Më prit edhe pak, se do ta zgjidhim, të lutem!

Punëtori: Po 4 muaj që kam unë aty që punoja këtë më ke thënë gjithmonë. Unë dua një përgjigje konkrete ta di dhe unë se jam futur në borxhe.

Menaxheri: Besi, më beso! Ashtu të tregova, duro, se do ta bëj likuidimin! Edhe sot shiko, më është prishur. (makineria)

Gazetarja e “Stop” takoi me pronarin italian i cili tha se problemet i kanë ardhur nga rënia e euros. Por ai thotë, se do t’i likuidojë punëtorët sapo të mundet.

Menaxheri: Jemi një firmë, që punojmë me eksport. Ne ishim në Vlorë, kemi një vit që kemi ardhur në Fier. Në momentin që ra shumë euro, kishim për të rritur çmimin. Në momentin, që vendosëm çmim të ri, klientët nuk e pranuan sepse ne e rritëm çmimin, ndërsa Kina i uli. Unë kam magazinën plot me materiale. Me shumë punëtorë kemi bërë marrëveshje që në dhjetor që do bëj të gjithë likuidimin që kanë për të marrë.

Gazetarja: Nga punëtorët mua më është thënë, që nga ju u është komunikuar që jo këtë javë, por javës tjetër, do të merrni pagesat dhe asnjëherë nuk i kanë marrë.

Menaxheri: Nuk është se nuk ua di hallin. Unë hallin ua di. Ne jemi brenda një vendi. Ua di hallin.

Gazetarja: Sa punëtorë keni pa paguar?

Menaxheri: Kam listën, ta tregoj, të dokumentuar.

Gazetarja: Përafërsisht!

Menaxheri: Janë 9 ose 10 punëtorë, që nuk është se janë pa paguar, do marrin një pjesë të pagesës. Unë iu bëra një parapagim. Kur erdhi një pagesë në firmë, unë i ndava. Firma sa më shpejt do t’i likuidojë të gjithë, jo një po e një jo.

“Stop” iu drejtua Inspektoriatit të punës, Drejtoria Rajonale Fier. Kjo zyrë ka bërë inspektime të vazhdueshme dhe e ka gjobitur firmën me 4 milionë lekë të vjetra për mospagesën ndaj punëtorëve./tvklan.al

Etiketa: euroItalianrroga

Lajme të lidhura

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë
Aktualitet

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO
Aktualitet

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
Para
Superliga/ Ekspertët komentojnë vendimin e gjykatës kundër UEFA/FIFA

Superliga/ Ekspertët komentojnë vendimin e gjykatës kundër UEFA/FIFA

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të tij për javën e fundit në rrjetet sociale, ka denoncuar...

Lexo më shumë
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com