GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Probleme dhe vonesa me listat e zgjedhësve/ KQZ -bashkive: Të merren masa menjeherë!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Probleme dhe vonesa me listat e zgjedhësve/ KQZ -bashkive: Të merren masa menjeherë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi iu ka bërë sot thirrje bashkive u bën thirrje bashkive që të marrin masa të menjëhershme dhe të respektojnë afatet dhe kërkesat ligjore pasi janë konstatuar problematika me listat e zgjedhësve.

Në njoftimin e mëposhtëm drejtuar bashkive nga KQZ, thuhet se nga një monitorim i bërë janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki, ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara. Po ashtu një problematike e evidentuar nga KQZ është se informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

KQZ kërkon nga bashkitë të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Po ashtu i kërkon ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

NJOFTIMI I PLOTË PËR BASHKITË NGA KQZ: 

Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Nga monitorimi i bërë nga KQZ:

– Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.

– Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

– Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.

Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:

Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Probleme dhe vonesa me afishimin e listave të zgjedhësve/ KQZ

Etiketa: 11 majibahshkiCelibashilistatZgjedhje

Lajme të lidhura

Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për seancën e parë të dosjes SASPAK
Aktualitet

Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për seancën e parë të dosjes SASPAK

12:13 - 30/10/26
Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës
Aktualitet

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës

11:51 - 30/10/26
Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat
Aktualitet

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

11:26 - 30/10/26
Para
Biznesmeni Gentjan Sula paraqitet në SPAK – Detajet

Hetimet për Jorgo Goron, biznesmeni Gentjan Sula ankimon në GJKKO: Apartamenti i sekuestruar është i imi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për seancën e parë të dosjes SASPAK
Aktualitet

Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për seancën e parë të dosjes SASPAK

12:13 - 30/10/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lexo më shumë
Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës

11:51 - 30/10/26
Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

11:37 - 30/10/26
Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat

11:26 - 30/10/26
“Veliaj, me 4 akuza të rënda”, Muçollari akuza SPAK-ut

Muçollari: Njerëzit tashmë janë të gatshëm të përballen, për të larguar Ramën një orë e më parë

11:22 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com