GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Problemi i Maqedonisë së Veriut me analfabetizmin, 19 mijë qytetarë nuk dinë shkrim dhe këndim

13:33 - 05/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Problemi i Maqedonisë së Veriut me analfabetizmin, 19 mijë qytetarë nuk dinë shkrim dhe këndim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut afër 19 mijë qytetarë nuk dinë shkrim-lexim. Shumica prej tyre janë gra apo mbi 13 mijë janë gra dhe 5 mijë burra, thuhet në të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave.

“Njëzetetremijë persona apo 1.5 për qind janë pa asnjë lloj shkollimi. Mbi 62 mijë ose 4 për qind nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 27 për qind janë me arsim fillor, 44 për qind janë me arsim të mesëm, 17 me arsim të lartë dhe afër 2 për qind me magjistraturë dhe 0.4 për qind me doktoraturë”, thuhet në të dhënat e Entit, ku theksohet se për 3 për qind të popullsisë mbi 15 vjeç nuk ka të dhëna për përgatitjen e tyre shkollore apo akademike.

Ekspertët e fushës së arsimit thonë se sipas këtyre të dhënave, një e katërta e popullsisë ka përfunduar vetëm arsimin fillor, pavarësisht se edhe arsimimi i mesëm është i detyrueshëm.

Sipas pedagogut, Ratko Duev, këto shifra tregojnë për keqmeanxhimin e procesit të edukimit dhe mosrespektimin e ligjeve që thonë se arsimi fillor dhe ai i mesëm janë të detyrueshëm.

“Shteti duhet të shqetësohet për arsyet pse këta persona kanë mbetur pa arsim, pse nuk janë respektuar ligjet, pse kanë mbetur vetëm me arsimin fillor, pavarësisht etnisë dhe fesë. Pra, ligji duhet të zbatohet, në të kundërtën do të kemi rezultate të tilla katastrofale. Në një situatë kur kemi edhe ikjen e trurit, ne duhet të shqetësohemi për atë që është më e rëndësishmja në shtet, e ato janë burimet njerëzore të cilat i posedon shteti”, thotë Duev.

Ndërkaq, profesori universitar, Avzi Mustafa, thotë se papunësia dhe migrimi po lë shkollat maqedonase pa gjenerata të reja.

“Kryefamiljarët që punojnë jashtë Maqedonisë së Veriut në shtetet perëndimore ndodh që shpeshherë i marrin fëmijët me vete, i mbajnë atje disa vite dhe i kthejnë këtu. Kështu që ata nuk janë në gjendje të ndjekin në mënyrë sistematike mësimin, por kthehen një vit atje e më pas kthehen këtu, e kështu që ata mbeten pa shkollim të mirëfilltë”, thotë Mustafa.

Përderisa, ish-zëvendësministri i Arsimit, Petar Atanasov, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e shtetit duhet të vendosin si prioritet ngritjen e nivelit të arsimit, me qëllim që të ketë zhvillim të vendit.

Ai thotë se problem paraqet edhe pakënaqësia që kanë punonjësit e arsimit me kushtet dhe pagat, duke shtuar se fusha e arsimit ka marrë goditje edhe nga ndërhyrja e politikës gjatë përzgjedhjes së kuadrit mësimor.

“Shteti duhet të ketë vesh për këto probleme dhe të angazhohet për zgjidhjen e tyre. Edhe në shkollën fillore dhe atë të mesme kemi kuadro kualitative të mësimdhënësve, të cilët nuk guxojmë t’i humbim, por duhet rritur paga e tyre. Por, ka edhe mësimdhënës të tillë që nuk e kryejnë punën siç duhet, pasi kanë zënë vendin e punës përmes lidhjeve partiake dhe të njëjtit ulin cilësinë e arsimit”, thotë Atanasov.

Ndërkaq, drejtori i Entit shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, thotë se të dhënat për nivelin e arsimit të qytetarëve nuk janë befasuese dhe sipas tij paraqesin gjendjen reale.

“I dimë problemet me të cilat përballemi. Numrat janë pasqyra reale e të dhënave në shtet. Statistika është këtu për të na treguar gjendjen si është, jo ashtu si do të donim që të ishte dhe jo ashtu si do të donim që të ishte”, tha në një prononcim për mediat Simovski.

Për politikat joadekuate në arsim dhe për nivelin e ulët të mësimnxënsies flasin edhe rezultatet e testit ndërkombëtar PISA më 2019 nxënësit e shkollave të mesme ishin nën mesataren sa i përket njohurive nga matematika, shkenca dhe leximi. /REL

 

Etiketa: abetareMaqedoni

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Para
“Mjerë Tirana”/ Ironizon Këlliçi: Socialistët e korruptuar si Veliaj i mbajnë premtimet

“Mjerë Tirana”/ Ironizon Këlliçi: Socialistët e korruptuar si Veliaj i mbajnë premtimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com