GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Procedurë kundër Gjermanisë nga Komisioni Europian, ja arsyeja

11:38 - 09/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Procedurë kundër Gjermanisë nga Komisioni Europian, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në grindjen për një vendim kushtetues gjerman në lidhje me Bankën Qendore Europiane, Komisioni Europian planifikon të hapë procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të së drejtës së BE-së.

Komisioni Europian ka vendosur të mërkurën (09.06) të hapë procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të së drejtës së BE. Grindja lidhet me një vendim kushtetues gjerman mbi Bankën Qendrore Europiane.

Para një viti Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë në një vendim të sajin për Bankën Qendrore Europiane injoroi një vendim të Gjykatës Europiane. Sipas Komisionit Europian, ky është një rast precedent i rrezikshëm, sepse vendimet e instancës më të lartë juridike të BE janë të detyrueshme për të gjitha vendet. Autoriteti i Brukselit kritikoi shkeljen e parimeve themelore të së drejtës europiane. Gjermanisë i jepen dy muaj kohë për të reaguar.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe i kishte cilësuar pjesërisht antikushtetuese blerjet miliardëshe të obligacioneve nga ana e Bankës Qendrore Europiane, megjithëse Gjykata Europiane e kishte miratuar këtë. Kritikët panë të vënë në pikëpyetje si prioritetin e së drejtës së BE-së edhe pavarësinë e Bankës Qendrore Europiane. Gjykatësit kushtetues gjermanë nga ana e tyre argumentuan, se BQE me programin që filloi në vitin 2015, e tejkaloi mandatin e saj për politikën financiare, dhe se vendimet e saj nuk janë argumentuar gjerësisht dhe procedura nuk është verifikuar plotësisht.

Pas dy muajve kohë për të reaguar, nëse KE nuk është e kënaqur, ajo mund t’i kërkojë edhe njëherë Gjermanisë të ndjekë detyrimet që rrjedhin nga e drejta europiane, nëse kjo nuk bëhet, atëherë Komisioni Europian mund të padisë Gjermaninë para Gjykatës Europiane. Synimi i KE ishte bërë i ditur që një ditë më parë, por nga KE u tha, se “nuk ka interes për një grindje të thelluar” mes Gjykatës Europiane dhe Gjykatës Kushtetuese Gjermane. KE po punon “ngushtë me zyrën e kancelarisë”, u tha.

Të Gjelbrit në Bundestag e përshëndetën procedurën. Kjo është rruga e duhur për të sqaruar këtë grindje thanë deputetet, Franziska Brandner dhe Lisa Paus. Sepse Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka vënë në dyshim kompetencën e interpretimit përfundimtar për të drejtën europiane, të cilën e ka Gjykata Europiane”. Eurodeputeti liberal, Guy Verhofstadt shikon në këtë grindje edhe një përgjegjësi të përbashkët europiane. “Në këtë procedurë gjyqësore bëhet fjalë për një union fiskal”, shkroi ai në twitter. “Për ta çuar përpara BE në botën komplekse të shekullit të 21, si e duan me shumicë të qartë qytetarët, ne kemi nevojë për të.”/DW

Etiketa: e merkureGjermaniGjykata KushtetueseKomisioni Evropianprocedura

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…
Botë

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

17:33 - 19/02/26
Para
Dueli i Champions League, Prishtina do të luajë në “Elbasan Arena”

Dueli i Champions League, Prishtina do të luajë në “Elbasan Arena”

TË FUNDIT

Tensionohet situata nga Parlamenti,  Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper
Breaking Views

Tensionohet situata nga Parlamenti, Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

20:23 - 20/02/26

Tensionohet situata nga Parlamenti tek Rruga e Elbasanit/ Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper. Gaz lotsjellës mbi...

Lexo më shumë
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com