GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Proces politik, avokatët publikojnë shkeljet ligjore të gjyqit mbi Berishën

15:09 - 11/02/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli shqyrton sot ankimimin e Berishës për masën e sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa muajsh, Sali Berisha është duke u përballur me drejtësinë shqiptarë, pasi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Akuzat, ish-kryeministri i ka konsideruara si të nxitura politikisht, duke drejtuar gishin nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë përgatitur dhe publikuar analizën sipas tyre me shkeljet e procedurës ligjore, duke e quajtur gjyqin ndaj Berisha si një proces politik.

Në analizë avokatët kanë sqaruar shkeljet, sipas tyre të kryera nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Parlamenti, që ata thonë se është i kontrolluar nga Edi Rama.

“Në kundërshtim me kushtetutën, ligjin, si dhe në mungesë të një vendimi gjyqësor, atij i ndalohet edhe pjesëmarrja në seancat parlamentare. Masat shtrënguese ndaj tij u vendosën në fazën e hetimit, duke kryer një sërë shkeljesh të rënda të Kushtetutës, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe kodeve të vendit, pa ngritur asnjë akuzë kundër tij dhe para se SPAK t’a merrte në pyetje mbi ndonjë shkelje të pretenduar.  Më datë 20.10.2023, GJKKO (shkalla e parë) me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023, vendosi ndaj Sali Berishës dy masa të kufizimi të lirisë: ndalim të daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje dy herë në muaj para prokurorisë. Me të njëjtin vendim u caktua dhe u ekzekutua në mënyrë brutale, transmetuar në media për hakmarrje politike, arresti me burg ndaj dhëndrit të tij, Prof. Dr. Jamarbër Malltezi. Vendimi për zotin Berisha u konfirmua nga e njëjta gjykatë, me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023”, thuhet në dokument.

Në dokument, arsyetohen edhe shkeljet procedurale të procedurave parlamentare dhe shkelje të tjera që cenojnë ushtrimin e mandatit të deputetit.

“Në kundërshtim me standardet e një procesi të rregullt ligjor, anëtarët e Këshillit Parlamentar të Partisë Socialiste për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk hezituan të shfaqnin paragjykimet e tyre publikisht përpara se të informoheshin me materialet dhe të merrnin një vendim mbi kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për vendosjen e masave të sigurisë ndaj zotit Berisha. Miratimi i këtij vendimi politik u bë i ditur në media më datë 14.12.2023, përpara çdo diskutimi në këshillin përkatës apo seancën plenare, nga anëtari i këtij këshilli dhe kryetari i grupit 11 parlamentar të PS-së Bledar Çuçi, i cili deklaroi se Grupi i PS-së do të miratonte pa dyshim masat e kërkuara ndaj Berishës”, thuhet në analizën e avokatëve.

Kujtojmë që prej datës 30 dhjetor 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, si dhe nën urdhër ndalim komunikimi me këdo, përveç anëtarëve të familjes që jetojnë me të. Sipas avokatëve ky ndalim është në kundërshtim me kushtetutën, e cila përcakton ‘se ndalime të tilla mund të vendosen vetëm nëse janë të parashikuara në ligj, ndërkohë që legjislacioni penal nuk përmban asnjë dispozitë ligjore që parashikon një ndalim të tillë’.

Dokumenti prej 19 faqesh është publikuar i plotë në www. sali-berisha.com.

 

Etiketa: avokateberishashkelje

Lajme të lidhura

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda
Breaking Views

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës
Breaking Views

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Para
“Ti do të zgjohesh nga unë, jo nga Sara” Endriku thumbon Bardhin

“Ti do të zgjohesh nga unë, jo nga Sara” Endriku thumbon Bardhin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Lexo më shumë
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com