GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Procesi i vaksinimit në Universitetet e Elbasanit dhe Korçës, interes i ulët i studentëve

11:16 - 13/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Procesi i vaksinimit në Universitetet e Elbasanit dhe Korçës, interes i ulët i studentëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se Rektorati i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit akademik, ky proces po vijon me ritme mjaft të ngadalta.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor është organizuar puna për mbarëvajtjen e këtij procesi duke u ngritur dy qendra vaksinimi kundër COVID-19, një qendër vaksinimi pranë Korpusit Kryesor ku ka nisur vaksinimi për rreth 4000 studentë të fakulteteve të Shkencave Humane, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit Ekonomik.

Konfirmohet se në ditën e parë të javës pranë dy qendrave të vaksinimit ishin paraqitur vetëm 6 studentë, ndërsa në ditën e dytë vetëm 12, kurse sot nuk ka ardhur asnjë student.

Studentët shprehen se ata dëshirojnë të vaksinohen, por imponimin e kanë të vështirë ta pranojnë. Por të tjerë bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve që të vaksinohen sepse kjo i shërben shëndetit të tyre dhe ecurisë së procesit mësimor.

“Nuk e kam bërë vaksinën sepse kam kaluar COVID-in dhe nuk mund ta bëj për 6 muaj. E di që vaksina është me detyrim në universitet, por përsa kohë më ka thënë mjeku që nuk duhet, besoj se nuk do ta bëj”

“Jam vaksinuar. Ishte dëshira ime. Madje që nga fillimi kam dashur që ta bëj. Unë jam pro vaksinimit të detyruar sepse ajo është një vaksinë që duhet bërë si të gjithë vaksinat e tjera. Nuk është diçka për t’u patur frikë. Unë i kam bërë të dyja vaksinat dhe nuk i kam shumë problem spekulimet që jepen nëpër mediet e ndryshme” –thonë studentët.

Gjithashtu i njëjtë është edhe problemi për marrjen e vaksinës në Korçë, ku interesi është shumë i ulët, pasi studentët janë skeptikë.

Rreth 10 studentë kanë kryer vaksinën përgjatë 2 ditëve. Ata që e kanë përqafur më së shumti janë studentët e vitit të parë pasi ndihen të frikësuar edhe janë zhvendosur në Korçë në banesa me qira apo konvikte.

Deri në këtë moment, në 2 qendrat e vaksinimit nuk ka pasur asnjë student të paraqitur, ndërsa ende nuk dihet si do procedohet me këta studentë.

Etiketa: ElbasanKorceuniversitetet

Lajme të lidhura

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
6 të plagosur, të shtëna me armë e gaz lotsjellës në veri të Kosovës

6 të plagosur, të shtëna me armë e gaz lotsjellës në veri të Kosovës

TË FUNDIT

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen
Aktualitet

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për Ditën e Verës...

Lexo më shumë
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com