GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hapet tenderi 300 milionë lekë për mobilimin e 4 sallave të Gjykatës së Posaçme

20:13 - 13/02/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapet tenderi 300 milionë lekë për mobilimin e 4 sallave të Gjykatës së Posaçme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pritet të gjykojë në salla të rimobiluara sipas modelit amerikan.

Të shtunën është hapur prokurimi mbi kufirin e lartë monetar për mobilimin e 4 sallave gjyqi të GJKKO-së me fond limit deri në gati 300 mijë euro (konkretisht 299,688 euro), procedurë e cila mbyllet më 16 shkurt.

Në tender janë të përcaktuara specifikimet teknike ku kërkohet që ofertuesi të zbatojë marrëveshjen e punimeve brenda dy muajve. Me një projekt arkitektonik të arkitektes Rajmonda Mydinllari është menduar që veshja e mureve të mos jetë me suvatim por me material dru lisi masiv kryesisht deri në tavan dhe lyerja e paneleve drusor të ketë shkëlqim 30%.

Edhe montimi është i përshkruar në detaje se si duhet të jetë, ku kërkohet perfeksion në puthitjen e paneleve me njëri tjetrin. Ndërsa është vlerësuar që tavani ekzistues i gipsit të prishet dhe të zëvendësohet me veshje dekorative me allci dhe me ndriçim LED të fshehur.

Parketi duhet të shtrohet me moket mbi parket laminat, ku shfaqen disa modele ngjyrash. Ngjyrat e moketit duhet të jenë neutrale ose të errëta dhe të kenë dizajn që ndihmon në maskimin e njollave. Koncepti i modernizimit të sallave e konsideron me rëndësi që moketi të jetë i klasës më të lartë, elegant dhe uniform si dhe të ruajë formën pas ngarkesave të vazhdueshme, me qëndrueshmëri për përdorim në ambiente publike shumë të aksesuara.

Dera specifikohet të jetë me veshje anti-akustike dhe lëkurë ekologjike. Qartësisht kriteret specifikojnë të përdoret po ashtu material dru lisi, konkretisht lis natyral europian, për strukturat e tavolinave të gjykatësve, prokurorëve, avokatëve, nëpunësve, gjithashtu edhe për karriget apo podiumin e folësve. Punimi do të jetë me gdhendje siç propozohet në renderat e projektit.

Ndryshim do të pësojnë edhe dhomat e këshillimit sipas këtyre pamjeve. Sallat e gjyqit me rimodelimin specifikojnë që materiali drusor nuk duhet të ketë shenja biodegradim apo plasaritje si dhe të jetë rezistent ndaj lagështirës. Stema e Repubikës së Shqipërisë dhe e institucionit të GJKKO-së do të jenë të dukshme.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1mobilimi i GJKKO

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin
Breaking Views

Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

23:07 - 26/03/26
Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara
Breaking Views

Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

22:56 - 26/03/26
Para
Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe

Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26

“Korrupsioni nuk mund të relativizohet tek shoqëria”. Kështu ka pohuar ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, duke iu bashkangjitur reagimeve pas deklaratave...

Lexo më shumë
Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

23:07 - 26/03/26
Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

22:56 - 26/03/26
Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

21:40 - 26/03/26
Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

20:57 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com