GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Prokuroria e Hagës dorëzon aktakuzën e ndryshuar ndaj ish krerëve të UÇK

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria e Hagës dorëzon aktakuzën e ndryshuar ndaj ish krerëve të UÇK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se bazuar në vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake, të datës 22 korrik 2022 dhe 29 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjykatësi paraprak, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt.

Ndërsa, gjykatësi kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS kishte urdhëruar të bëhen ndryshime në aktakuzën e ndryshuar. Sa i përket kësaj, ZPS u urdhërua ta dorëzojë deri me 30 shtator aktakuzën e ndryshuar më tej.

Një njoftimin e DhSK-së thuhej se më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore, e dorëzuar më 29 prill 2022.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.

Etiketa: aktakuzeGjykateHagethaciUçk

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Po shkëmbenin 1 kg kokainë/ Kapen “mat” dy persona në Tiranë, tjetri ikën me vrap (EMRAT)

Sherri për aksidentin përfundoi në rrëmbim, policia e Durrësit: Ja si ndodhi ngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!
Aktualitet

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

Ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjistri të...

Lexo më shumë
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com