GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Prokuroria e heton si kreun e mafias, Tonin Marinaj firmos pazarin 700 MLN lekë me Xhevat Vataksin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Dhe dihet se si bëhen tenderat, kur firmosin zyrtarë si Tonin Marinaj!      

Dhe dihet se si bëhen tenderat, kur firmosin zyrtarë si Tonin Marinaj!      

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në këtë javë të parë të shtatorit kemi parë se një pjesë e mirë e bashkive po hedhin fonde për të rikonstruktuar kanale vaditëse, ndërsa gjatë verës kur këto kanale ishin të nevojshme askush nuk ndërhyri. Në fakt, edhe qeveria, e cila sapo ka ndryshuar buxhetin në mes të vitit, punon mbrapsht: Ia hoqi paratë bujqësisë dhe ia kaloi oligarkëve që i përfitojnë në prokurimet e rrugëve dhe kanaleve. Dhe dihet se si bëhen tenderat, kur firmosin zyrtarë si Tonin Marinaj!

Pra, në këtë zinxhir zyrtarësh që mendojnë mbrapsht, është edhe kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Më datë 3 shtator 2024, bashkia ka publikuar kontratën përfundimtare të tenderit me objekt  ‘Rehabilitim i kanalit vaditës për fshatrat Egç-Kurte-Linaj-Lepurosh’.

Siç ndodh rëndomë, projekti është për pastrim të kanalit nga shkurret dhe mbeturinat që ka grumbulluar, si dhe përforcim i ndonjë pjesë betoni që mund të jetë dëmtuar.  Për këto punime janë planifikuar të shpenzohen 583 milionë lekë pa TVSH. Kontrata me TVSH parashikohet nga bashkia të arrijë shifrën 69 967 780 lekë.

Tenderi fiktiv

Në fakt Marinaj këtë tender e ka nisur qysh në fund qershorit dhe në fund të korrikut është zhvilluar procedura,  por nuk dihet pse shpallet me kaq vonesë fituesi.

Open Data Albania i ka vënë tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Shkaku kryesor është se tenderi është dhënë pa garë, edhe pse fazën e parë  kanë aplikuar 5 firma që kanë dorëzuar ofertat e tyre.

Kompanitë “S I R E T A 2F”, “DESARET COMPANY” dhe BOE “B93 II” & “BEQIRI” kanë dorëzuar ofertat më të lira. Nëse do të kishte fituar ndonjëra prej tyre do të ishin kursyer  210 milionë lekë nga fondi limit. Por, të tria ofertat e këtyre kompanive janë skualifikuar për shkak se kanë “mungesë dokumentacioni”, arsye kjo që po përdoret gjerësisht nga autoritetet për të manipuluar procedurat tenderuese.

Kështu, “SIRETA 2F” ka bërë një gabim matematik në paraqitjen e ofertës.  “DESARET COMPANY” nuk ka paraqitur dokumnetet për disa punonjës të caktuar.

Po ashtu, BOE “B93 II” & “BEQIRI” nuk ka prezantuar dokumnete për punonjësit, sipas deklarimit të bërë.

Ndërsa “DELIA IMPEX “ është paraqitur në tender fiktivisht, sepse nuk ka bërë ofertë.

Kështu, në fazën finale mbeti vetëm firmën “SMO VATAKSI” SHPK, me ofertën 480 milionë lekë me një diferencë vetëm 100 milionë lekë nga fondi limit.

Kështu. për në fund kemi ofertën më të shtrenjtë, duke i hequr mundësinë bashkisë për kursimin e parave. Firmosja e kontratës më të shtrenjtë dhe pa garë ka sjellë shkeljen e ligjit për prokurimet publike.

Për më tepër në dokument thuhet se punimet do të zgjasin 8 muaj, por në relacionin shoqëruese tregohet se paratë do të vazhdojnë të derdhen edhe në vitin 2026. Pra, nuk është e qartë se si do të bëhet pagesa e kontratës, sepse në formularin e shpalljes së fituesit paraprak, përshkruhet se fondi i caktuar do të paguhet nga buxhetet e bashkisë të viteve 2024, 2025 dhe 2026. Ndërkohë afati i punimeve është 8 muaj.

Gjithë këto manovra janë bërë për të xhiruar paratë tek kompania e Xhevat Vataksit, që me sa duket ishte paracaktuar si fitues.

Ky është një biznesmen me precedentë penal. Në muajin maj të vitit 2018, firma e tij ishte duke ndërtuar rrugën Shkodër – Velipojë. Për shkak të një mosmarrëveshje me pronarët e tokave, ndaj Vataksit u qëllua me armë. Një atentat që kishte për qëllim eliminimin e biznesmenit, por fatmirësisht 3 nga plumbat e prekën vetëm në gjymtyrët e poshtëm. Më herët Xhevat Vataksi është akuzuar se ka përfituar dhjetëra tenderë klientelistë nga kryebashkiakët e Shkodrës.

Ndërsa në vitin 2020 kujtojmë se bëri bujë në media lajmi që policia arrestoi Xhevat Vataksin, 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” dhe Afërdita Basha, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Marinaj i akuzuar nga Antimafia Italiane

Pikërisht me këta biznesmenë preferojnë të bashkëpunojnë kryetarët si Tonin Marinaj, Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme nisi në korrik 2024 verifikimin për Kryebashkiakun e Malësise se Madhe, Tonin Marinaj mb i bazën e ligjit të Dekriminalizimit. Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik.

Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale.

Hetimet janë kryer në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia në Firence.

Sipas informacioneve përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit mariuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë.

Në datën 29 mars 2016, prokurori Giulio Monferini ka depozituar në Gjykatën e Firences kërkesën për gjykim në kuadër të procedimit penal nr. 1615.10 RGNR mod.21 në ngarkim të disa shtetasve, përfshirë shtetasin Tonin Marinaj. Në përmbajtje të këtij akti janë parashtruar tre episodet e mësipërme, si dhe janë përshkruar provat mbi të cilat bazohet akuzat, të cilat kryesisht lidhen me përgjime telefonike në numrave dhe pajisjeve që kanë përdorur anëtarët e organizatës kriminale, e dyshuar si e drejtuar nga shtetasi Tonin Marinaj.

Në datën 12 maj 2016, Zyra e Gjykatës për Hetime Paraprake, pranë Gjykatës së Firences, me gjyqtar Angelo Antonio Pezzuti pasi ka shqyrtuar kërkesën për gjykim dhe provat në ngarkim të të pandehurve, ku sërish relatohet se Tonin Marinaj është drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit mariuanë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dhe dihet se si bëhen tenderatkur firmosin zyrtarë si Tonin Marinaj!

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
“SPAK të hetojë skandalin e TIMS”, Salianji: U rrezikua siguria kombëtare

“SPAK të hetojë skandalin e TIMS”, Salianji: U rrezikua siguria kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës...

Lexo më shumë
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com