GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria kërkesë kuvendit

21:19 - 19/10/17
në Aktualitet, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ABC News zbardh kërkesën prej 5 faqesh që Prokuroria e Krimeve të Rënda i dërgoi kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Sipas kësaj kërkesë ish-ministri i Brendshëm bien dyshimet për trafik narkotikësh dhe korrupsion aktiv dhe pasiv.

ABC News siguron kërkesën që prokuroria e Krimeve të Rënda i dërgoi kuvendit, me te cilen motivon kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Saimir TAHIRI. Mbi supet e ish-ministrit të Brendshëm do të bien akuzat e trafikimit te narkotikeve, dhe te korrupsionit aktiv e pasiv te funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor. Procedimi penal është rregjistruar me 17 tetor, pikërisht në ditën kur Partia Demokratike bëri publike dosjen prej 416 faqesh të Gjykatës së Katanias në ngarkim të Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtoreve të tij shqiptarë dhe italianë. Në kërkesën e depozituar pranë Kryesisë së Kuvendit, prokuroria bën të ditur se
si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është arritur të zbulohet se personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku si person i dyshuar është dhe ish Ministri i Brendshëm, personi nën hetim, Saimir Tahiri. Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shëprblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal. E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Një tjetër detaj interast në kërkesën dërguar kuvendit lidhet dhe me automjetin e ish-ministrit të Brendshëm. Tahiri me datë 05 nëntor të 2013 ka shitur makinën me targa AA003GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj. Por, disa muaj më vonë, në gusht të 2014, nga data 8-30 gusht Saimir Tahiri ka udhëtuar dhe përdorur të paktën katër herë mjetin me targa AA003GB dhe në udhëtime ku rezulton se Tahiri ka qënë i shoqëruar nga të dyshuarit Artan Habilaj, etj.
Pas sekuestrimit të 3.5 ton kanabis në itali dhe sekuestrimit të gati 4 tonëve në Babicë të Vlorës, bazuar dhe në provat e dyshimet e ngritura në fazën hetimore si nga pergjimet e autoriteteve italiane, ashtu dhe nga ato të autoriteteve shqiptare, prokuroria e krimeve te Rënda shprehet se ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për ekzistencën e veprimtarisë kriminale dhe përfshirjes në këtë veprimtari të të dyshuarit Saimir Tahiri. Por abcneës ka mësuar se kjo është vetëm pjesa publike e dosjes, pasi të tjera materiale më kompromentuese janë të skeduara në dosjen duke u konsideruar si “tepër sekrete” dhe duke u mbajtur kësisoj larg syve të medias dhe opinionit publik.

https://www.youtube.com/watch?v=i0H8ZQnB6as

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Pak çaste para vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë, dalin pamjet e autorit me armë në dorë dhe viktimës

Aksioni i dytë antidrogë në Vlorë, ndalohet një person

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com