GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria për 10 ditë nxjerr dy herë të njëjtin vendim, kryegjyqtarja e Lezhës kallëzon kancelaren për shpërdorim detyre

08:11 - 24/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria për 10 ditë nxjerr dy herë të njëjtin vendim, kryegjyqtarja e Lezhës kallëzon kancelaren për shpërdorim detyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalja e një vendimi dy herë brenda pak ditësh për mosfillim hetimesh në lidhje me një çështje, ka vënë në alarm prokurorinë e Lezhës. Mësohet se bëhet fjalë për një kallëzim penal të bërë nga kryetarja e Gjykatës së Lezhës Ornela Naqellari, për kancelaren e këtij institucioni për shpërdorim detyre.

Pas verifikimeve, prokuroria ka vendosur mos fillim të procedimit penal, pasi sipas saj nuk janë konstatuar elemente të vepres penale, të cilat i pretendonte kryegjyqtarja e Lezhës dhe vendimi ju është dërguar paleve.

Por çuditërisht 10 ditë më vonë i njëjti vendim ka dalë sërish i vulosur dhe protokolluar nga prokuroria, pa dijeninë e prokurorit të çështjes. Pasi është konstatuar ky falsifikim nga ana e prokurorisë, kanë nisur menjëherë hetimet, pasi këto veprime dyshohet të jenë bërë për shkak se vendimit të parë i kishte kaluar afati ligjor për ankimim në Gjykatë. Organi i akuzës ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Falsifikim dokumentash” dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Sabri Kastrati.
Prokurori ka marre në pyetje punonjës të prokurorisë dhe gjykatës, pasi ka dyshimet se keto veprime në shkelje te ligjit janë bërë në bashkëpunim, me qëllim që ti jepet mundësia kryegjyqtares së Lezhës Ornela Naqellari, që të bëjë ankimin kundër vendimit të prokurorisë për mos fillimin e procedimit penal, ndaj kancelares së Gjykatës.

Nga ana e prokurorisë ende nuk është arritur të identifikohen personat e përfshirë në këtë skandal që ka ndodhur brenda institucionit por po verifikohen të gjitha veprimet dhe praktikat e ndjekura.
Dalja e vendimit të dytë nga prokuroria i ka dhënë afatet e nevojshme kryetares së Gjykatës së Lezhës Ornela Naqellari që të ankimojë vendimin e prokurorise për mos fillimin e hetimeve, ndaj kancelares dhe çështja eshte regjistruar dhe pritet të shqyrtohet në Gjykaten e Lezhës.

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Kuvendi fut për shqyrtim Komisionin që do të përzgjedhë anëtarët zëvendësues për komisionerë në KPK

Kuvendi fut për shqyrtim Komisionin që do të përzgjedhë anëtarët zëvendësues për komisionerë në KPK

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com