GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Propozimi i PD, socialistët nuk pranojnë të deklarojnë nëse kanë përdorur “Sky” dhe “EnchroChat”

15:30 - 17/01/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimi i PD, socialistët nuk pranojnë të deklarojnë nëse kanë përdorur “Sky” dhe “EnchroChat”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Socialistët në Këshillin e Mandateve në Kuvend nuk pranuan të japin votat mbi propozimin e demokratëve që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur aplikacionet si “Sky” dhe “EnchroChat”, që shfrytëzoheshin për komunikime mes grupeve kriminale.

Këshilli i Mandateve shqyrtoi këtë të premte kërkesën e demokratëve që në rregulloren e Kuvendit të përfshihet vetëdeklarimi i çdo deputeti nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet “Sky” dhe “EnchroChat”. Propozimi erdhi nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, sipas të cilit, ky vetëdeklarim do të sjellë në Parlament më shumë transparencë dhe integritet.

“Është turp t’i kërkosh policit me pagë 600 mijë lekë, që është roje, që deklaron nëse përdor Sky ECC, ndërkohë që ata që ia kërkojnë kanë përdorur Sky ECC. E ne këtu themi ka implikime ligjore, transparenca. Asnjë implikim ligjor, veç vullnetit për t’ia fshehur publikut se kush është ajo pakicë që ka përdorur këtë aplikacion për të komunikuar me krimin e organizuar”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, socialistët arsyetuan se propozimi kishte probleme ligjore mbi zbatueshmërinë, ndaj kërkuan që të ngrihet një grup pune që ta shqyrtojë këtë çështje.

Bledi Çuçi u shpreh: “Kjo ka cene juridike sepse mund të goditet nga Gjykata Kushtetuese. Nëse duam të bëjmë një gjë për integritetin, hajde ta bëjmë tamam, por jo të bëjmë lojën e radhës. Unë nuk e bëj lojën e radhës”.

Në momentin për të marrë një vendim, mazhoranca nuk pranoi të bëhej pjesë e votimit, duke bërë që propozimi i Bardhit të binte për mungesë kuorumi.

Ndërkohë, më herët, palët kishin rënë dakord që çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj, të pretenduar nga opozita, ta kalojnë për votim në seancë plenare.

Etiketa: EnchroChatKryesore1PDSky

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar/ Sekuestrohen armë, drogë dhe para

200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar/ Sekuestrohen armë, drogë dhe para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Lexo më shumë
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com