GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Propozimi për të rrokur armët, Berisha: Kryengritje pa kthim…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimi për të rrokur armët, Berisha: Kryengritje pa kthim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot një deklaratë të Edi Palokës, i cili u shprehur se “i është kërkuar që të rrokin edhe armët”.

Sali Berisha u shpreh se kryengritja është paqësore, por nuk do të ketë kthim dhe çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë.

“Kryengritja është paqësore, por cdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë. Mosbindja civile do organizohet çdo kohë e më shumë. Kjo është lëvizje pa kthim. Ne meritojmë të fitojmë, sepse po mbrojmë parimet e demokracisë”, tha ish kryeministri.

Berisha tha gjithshtu se “Beteja në parlament do të shoqërohet nga një mbështetje e fuqishme popullore”, duke theksuar se “Këto protesta nuk do ndalen më nga asnjë masë”.

“Asgjë nuk ndryshon kjo nga strategjia e mëparshme. Ne kemi nisur betejën në parlament, por e kemi nisur me vendosmërinë më të fortë. Kur kemi nisur betejën në parlament, ne natyrisht kemi vetëdije se çfarë përfaqëson grupi parlamentar. Nuk ka dyshim se ajo do shoqërohet nga një mbështetje e fuqishme popullore. Por një gjë do jetë, këto protesta nuk do ndalen më nga asnjë masë që mund të marrë Edi Rama.

Të bëjë çfarë të dojë, ne e morëm këtë vendim, pasi ai dëshmoi se kundër demokracisë, është i aftë të bëjë gjithçka. Edhe me ato vota të cunguara që morëm, të njerëzve idealistë që nuk u trembën dhe nuk i shitën, Edi Rama i zhvlerësoi totalisht deputetët në parlament. Ai kaloi në ekstrem, ai kaloi çdo vijë të kuqe. Ne do i përgjigjemi, do i përgjigjemi, do i përgjigjemi. Unë ua kam thënë edhe para se të ndodhte kjo”,tha Berisha.

Etiketa: ArmeberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore
Aktualitet

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër
Breaking Views

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Protestat studentore në Shqipëri/ Gazeta belge: Masat e Ramës ngjallin frikën e rikthimit në komunizëm, të rinjtë vijojnë qëndresën
Aktualitet

Protestat studentore në Shqipëri/ Gazeta belge: Masat e Ramës ngjallin frikën e rikthimit në komunizëm, të rinjtë vijojnë qëndresën

21:46 - 27/10/26
Para
Joshja me “bileta 15 euro”, plani i Kastratit me “Ryanair” për largimin e “Wizz” nga Rinasi

Joshja me “bileta 15 euro”, plani i Kastratit me “Ryanair” për largimin e “Wizz” nga Rinasi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias....

Lexo më shumë
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com