GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Lironi çunat”, protestuesit nisin marshimin drejt Komisariatit nr.3

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lironi çunat”, protestuesit nisin marshimin drejt Komisariatit nr.3
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur paraditen e kësaj të enjte para Kuvendit.

Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Komisariatit nr.3, aty ku ndodhen qytetarët e arrestuar.

Itenerari i ditës së sotme ishte po i njëjti, ku pas grumbullimit në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit marshuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku mbajtën edhe fjalimet.

“Sot, meqë kishte seancë plenare, vendosëm të ishim te Kuvendi për t’i thënë deputetëve që nuk jeni përfaqësuesit tanë. Në protestën e ditës së sotme i kishim lajmëruar qytetarët që të ishin të pajisur me vezë dhe miell për të goditur deputetët që nuk na përfaqësojnë. Protestuesit janë dhunuar nga policia private e Manjës, një nga protestuesit dyshohet se i është thyer hunda.

Dukej se policia ishte bërë gati për arrestime. Pas arrestimit të djemve protesta vijoi normalisht, deri në një moment kur qytetarët që ishin ulur para Parlamentit filluan të dhunoheshin nga policia në mënyrë të menjëhershme. Policia e Shtetit ndërhyri me dhunë. Policia e Shtetit ndërhyri me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Dita e sotme na tregoi se Ramës dhe shtetit të tij kriminal i është sosur durimi. Ai po tenton që këtë protestë, që ka qenë shembull, ta bëjë pis. Pikërisht në këtë moment ne do t’i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi derisa ti të largohesh. Nëse argumenti juaj është dhuna, argumenti ynë është rezistenca dhe qëndresa. Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të bëhemi si ju. Ne do të vazhdojmë protestën në mënyrë paqësore në bulevard si çdo ditë derisa të fitojmë. Dorëheqje”, ishte komunikata e një nga folësve para Kryeministrisë.

“Të dashur bashkatdhetar. Sot do ju flas me kompetencën teknike të një ish-oficeri të lartë të policisë, që e di mirë menaxhimin e turmave. Ju lutem. Nëse më dëgjon drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, duhet ta dijë që është njeriu më i fuqishëm në këtë shtet. Ai do ngelet me shkronja të arta në historinë e këtij vendi, në Shqipërinë e re, nëse mbron popullin e tij. Unë e di shumë mirë që ai nuk na shpëton nga vagonët e krimit të organizuar, por ka një shans shumë të madh, të mbrojë popullin e vetë duke zbatuar ligjin”, u shpreh ish-oficeri i policisë gjatë fjalës para Kryeministrisë.

Pas tensioneve para Kuvendit, ku qytetarët kanë gjuajtur me vezë deputetët dhe janë përplasur me policinë, protestuesit janë mbledhur sërish në shesh, ndërsa kanë folur edhe për një pjesë nga grupi i tyre që janë arrestuar.

Nismëtari Alben Kola i ka bërë thirrje qytetarëve të mos provokohen nga policia dhe i kërkoi atyre të jenë paqësorë.

“Kjo polici tregon që tani ndodhet para një dileme, t’i shërbejë mafias apo popullit. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe mos të bini pre e provokimeve. Ne do e rrëzojmë Ramën me revolucion paqësor”, u shpreh nismëtari Alben Kola.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar
Breaking Views

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Para
Spanja mposht Austrinë me Oyarzabal, Yamal jashtë formës

Spanja mposht Austrinë me Oyarzabal, Yamal jashtë formës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com