GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Aksioni i protestuesve, mbajnë të bllokuar të dy krahët e Unazës

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni i protestuesve, mbajnë të bllokuar të dy krahët e Unazës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi i rrugëve në kryeqytet.

Kur përpara Kryeministrisë po flasin protestuesit, disa prej tyre kanë bllokuar njërin krah të Unazës, raporton gazetari Osman Stafa. Pak më vonë, u bllokua dhe një tjetër krah i Unazës. Makinat janë bllokuar në këtë aks, ndërsa lejohet vetëm kalimi i ambulancave për raste emergjente.

 

 

Bulevardi është mbushur plot me protestues, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë së Ramës, të cilën e akuzojnë për korrupsion madhor.

Nje nga aktivistet e akuzoi qeverinë se po përpiqet të shpërndajë protestuesit dhe kritikoi mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së një dite më parë.

“Sot jemi në ditën e 102-të të protestës edhe pse qeveria po tenton që të na largojë, por ne nuk largohemi pa ikur Edi Rama. Janë të tmerruar, të pashpresë. Dje nisën të shoqëronin pa bërë asnjë veprim të dhunshëm. Por asgjë nuk na ngul nga ky shesh pa larguar Edi Ramën.”, tha aktivisti.

Ai vijoi fjalimin duke thënë se kjo është një ditë kur ndjen nevojën të flasë, por edhe të reagojë fuqishëm ndaj asaj që e cilësoi si qeverisje të korruptuar.

 

 

“Sot është një nga ato ditë ku dua të flas shumë dhe nuk dua të flas aspak. Dua të kem një grusht të fortë që t’i bie kësaj Kryeministrie, e këtij kryeministri të korruptuar që na ka vjedhur të ardhmen dhe na ka shkatërruar të tashmen.”, shtoi ai.

Një pjesë të fjalës së tij aktivisti ia kushtoi deputetes Iris Luarasi, duke kritikuar reagimin e saj ndaj protestueseve dhe duke e akuzuar se nuk ka mbajtur qëndrim për qytetarët e shoqëruar nga policia.

“Dua të flas për Iris Luarasin, e cila u përfol dhe u viktimizua ku disa vajza protestuese, qëndrestare, që nuk i kanë vjedhur asnjë cent pushtetit, vajza që nuk kanë marrë asnjë vendim në atë parlament të krimit. I kërkuan Iris Luarasit llogari si një nga deputetet që nuk na përfaqëson. Po në vend që ajo të na jepte llogari, u viktimizua. Në këto 102 protesta janë marrë me forcë qytetarë, janë tërhequr zvarrë dhe janë mbajtur 72 orë në paraburgim. Ku ishe ti, Iris, që të ngrije zërin për këto gra që janë shoqëruar dhunshëm dhe për 72 orë u privuan paligjshmërisht nga e drejta për të qenë të lira. Ne nuk zgjedhim të viktimizohemi, zgjedhim të qëndrojmë.”, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: protesta

Lajme të lidhura

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Aktualitet

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Para
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme...

Lexo më shumë
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com