Pamje shqetësuese të ndërhyrjes së forcave të policisë ndaj një qytetari të moshuar në Tiranë janë publikuar në rrjetet sociale. Në video shfaqet një i moshuar, i cili rrethohet nga disa efektivë policie dhe më pas shtrihet me forcë përtokë, pavarësisht se në pamjet e përshkruara nuk evidentohet ndonjë veprim i dhunshëm apo rezistencë nga ana e tij.
Fillimisht, një punonjës policie shihet duke e shtyrë të moshuarin, ndërsa një tjetër ndërhyn dhe kërkon shoqërimin e tij me forcë. Situata përshkallëzohet kur rreth 10 efektivë, mes tyre edhe pjesëtarë të forcave speciale, i afrohen qytetarit, e rrethojnë dhe e shtrijnë përtokë.
Ngjarja është denoncuar duke kritikuar ashpër mënyrën se si forcat e rendit kanë vepruar ndaj qytetarit të moshuar. Pamjet ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin e ndërhyrjes policore dhe arsyet e përdorimit të forcës ndaj të moshuarit.
Discussion about this post