GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luçjana Kokaj, banorja protagoniste e protestave në Rrjoll, si dhe e tubimeve të mbajtura në 23 ditët e fundit në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, thotë se ultimatumet e artikuluara dje nga Dritan Goxhaj drejtuar qeverisë, nuk janë prodhim individual i këtij të fundit, por përmbledhje e kërkesave të qytetarëve në mbi 3 javë protestë dhe përpunim i bindjeve të grupit koordinues.

“Pikat që ka lexuar zoti Goxhaj kanë qenë pika kërkesa që janë kërkuar nga qytetarët në shesh dhe ne thjesht kemi bërë një mbledhje të atyre pikave dhe Dritanit i kemi kërkuar t’i lexojë në emër të grupit koordinues. Aty është artikuluar çdo ditë që dorëheqja e kryeministrit është e panegociueshme. Janë të gjitha pika që janë artikuluar më herët pa asnjë ndryshim nga qytetarë të ndryshëm. Nuk kanë qenë kërkesa e zotit Goxhaj dhe sulmet që i janë bërë zotit Goxhaj janë të padrejta dhe banale nga kryeministri”,- tha Kokaj.

Banorja e Rrjollit tha se vendimi që kërkesat drejtuar qeverisë të lexohen nga Goxhaj, ishte konsensual i të gjithë grupit që merret me mbarëvajtjen e protestës.

Për herë të parë, u bë i ditur për publikun një detaj mbi përbërjen e grupit koordnues të protestës.

“Janë shumë dhe më beso që ka njerëz që bashkohen çdo ditë, është një numër fleksibël, është një numër rreth 40 veta që mundohemi të sigurojmë mbarëvajtjen e kësaj gjëje”,- tha Kokaj.

Banorja nga Rrjolli tha se pikat e lexuara dje nga Goxhaj do të jenë themelore, por thjeshtë do të perfeksionohet formula e menduar për arritjen e tyre.

“Nuk besoj që sot do të ketë artikulim tjetër, pikat do të jenë ato, do të perfeksiohen dhe do konsultohen me ekspertë të fushave. Artikulimi mund të ketë një perfeksionim nga ana juridike e kërkesave. Ka intelektualë që po punojnë dhe ka shumë tryeza që po punojnë. Gjithkush po mundohet në mënyrën e vet për të qenë pjesë e organizimit”,- tha Kokaj.

Dritan Goxhaj u shfaq dje në protestë dhe artikuloi kërkesat kundrejt Ramës, duke nisur nga dorëheqja e tij, krijimi i një qeverie teknike dhe kufizimi i ushtrimit të mandatit të kryeministrit deri në 2 mandate. Mirëpo, në kërkesa nuk u përmend në asnjë moment opozita e Sali Berisha.

Të gjithë kërkesat e artikuluara nga Dritan Goxhaj janë:

  1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
  2. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
  3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.

Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.

gijotina.com/

Etiketa: Dritan GoxhajtKryesore1

Lajme të lidhura

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi
Breaking Views

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Breaking Views

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26
Para
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, figurës që artikuloi kërkesat e protestës së një dite më parë,...

Lexo më shumë
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

20:44 - 23/06/26
Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

20:35 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişholiganbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet