GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta, Boçi: Do jetë masive, gati për mosbindje civile

20:14 - 19/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skuadër apo skuadronet e vrasjes së votës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mos na numëroni, por shihni frekuencën, rezistencën, qëndrueshmërinë. Ky është mesazhi që Luçiano Boçi, ish-deputet i PD-së dhe nënkryetar në partinë e drejtuar nga Sali Berisha, ka përcjellë lidhur me protestën e nesërme të thirrur nga opozita.

Në studion e A2Cnn, Boçi theksoi se kjo protestë do të jetë masive dhe paralajmëroi mosbindje civile.

“Mos na numëroni por shihni frekuencën, rezistencën, qëndrueshmërinë. Dhe ky lexim i qartë tregon shumë gjëra. Shpesh jemi gjendur si PD në situata të tilla edhe në ‘97 e 2001 e 2005 dhe nuk ka qenë llogaria e numrave që ka sjellë reagimin, por ka qenë qëndresa. Kemi ditë që bëjmë një protestë te rruga e shpresës. Në këndvështrimin tim tregon shumë, njerëzit janë të vendosur, ne jemi të vendosur nuk e dorëzojmë opozitën nuk dorëzojmë kauzat tona e të qytetarëve, nuk e shesim pluralizmin, do të vazhdojmë të qëndrojmë. Numrat janë themelorë, por edhe kur ka pasur numra kundërshtari ka lëshuar elementë të tjerë që ta demolojë protestën. Kjo protestë do jetë edhe masive për ata që kanë qejf numrat dhe e fortë në aktet e saj dhe mesazhet e saj. Mosbindja civile është kërkuar vazhdimisht dhe një aspektet është bllokimi i jetës normale afekton një pjesë të qytetarëve por kërkohet mirëkuptimi i tyre në vazhdimësi të protestave duke marrë shembullin e vendeve europiane”, theksoi Boçi.

Ai theksoi se ka solidaritet të qytetarëve me kauzat e tyre dhe ato politike, Boçi ngriti disa pikëpyetje për sistemin demokratik.

“Ka një afrimitet e solidaritet dhe atashim të qytetarëve me kauzat e tyre dhe kauzën tonë politike, shprehin gatishmëri në të gjitha takimet. Kjo është edhe njerëzore dhe kundërshtuese ndaj qeverisë. Momenti kur qytetari zbraz ofshamën e tij për qeverisjen. Ky kontakt është shëruar për politikën dhe pjesën e problemeve të qytetarit. Aktet e kësaj qeverisje kanë qenë të tilla që kanë dashur reagim të fortë. Halli i qytetari është halli im. Komunikimet e qytetarëve janë me opozitën. Pse opozita të mos ketë komisionet hetimore sipas ligjit, jo sipas ligjit të Ramës? Pse të ketë rregullore për dënim të deputetëve duke i penguar veprimtarinë parlamentare? Pse të ketë mospërputhje mes një hetimi dhe masës si ndaj zotit Berisha? Dimë ta lexojmë ligjin dhe ligji ka një lexim, jo dy lexime dhe të pushojnë goditjet politike ndaj opozitës”, shtoi ai.

Boçi akuzoi qeverisjen si të kapur nga krimi dhe duke goditur institucionet kryesore, sikurse parlamentin, sie dhe duke luftuar PD-në.

“Kauzat qytetare janë të lidhura me qeverisjen kur është e korruptuar, kur godet mirëqenien e tij, shoqërohet me skandale e afera. Kur godet sigurinë shëndetësore e arsimore, por edhe sigurinë sociale dhe këto janë të rrëzuara. Përballë kemi një qeverisje që është përqendruar tek interesi financiar. Qeverisja është kapur në marrëdhënie të ngushta me krimin dhe vetë ka dalë në formën e krimit të grupit të strukturuar kriminal, mungesë parimesh e parametrash të demokracisë. Është dëmtuar sistemi demokratik, duke goditur institucionet kryesore dhe një nga institucionet kryesore krahas sistemit të drejtësisë është parlamenti, që bën balancën e ekzekutivit ku hapësira e opozitës nuk ekziston më, roli i opozitës përkthehet në rolin e qytetarit nuk ka jetë dhe qytetari nuk ka fat të kontrollojë ekzekutivin që i vjen në forma arbitrare. Është edhe kauza politike, mazhoranca ka goditur standardet demokratike duke dashur të eliminojë opozitën duke luftuar PD, duke goditur liderin”, theksoi ish-deputeti.

Etiketa: BociOpozitaprotesta

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
‘Rekord aksidentesh’, ironizon Këlliçi: Bashkia e Tiranës është kthyer në agjensi koncertesh

Dosja 5D dhe mesazhet në Whats'app/ Këlliçi: Ja pse Veliajn se zë gjumi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

Lexo më shumë
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com