Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë sot në orën 13:00 grupin parlamentar të PD.
Mbledhja e grupit të PD vjen fill pas vendimit të djeshëm të Kryesisë për një protestë të opozitës përballë Kryeministrisë, mesditën e 11 shkurtit, në orën 12:00. Në mbledhjen e sotme të grupit, pritet të zbulohen porositë e kryedemokratit për deputetët dhe strategjinë e protestës.
Protesta e thirrur dje nga PD lidhet me skandalin “McGonigal” e cila përfshin edhe kryeministrin Edi Rama. Një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal.
Discussion about this post