GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e “Albcontrol”, Gjykata pushon çështjen: Prokuroria ka akuzuar personat e gabuar

18:40 - 08/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e “Albcontrol”, Gjykata pushon çështjen: Prokuroria ka akuzuar personat e gabuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të pushojë akuzën për tre punonjësit e “Albcontrol”, të cilët u morën të pandehur dhe u akuzuan për “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit ajror”, ngjarje kjo e ndodhur në muajin prill 2021 në Rinas. Vendimi për pushimin e akuzës është marrë nga gjyqtarja e çështjes, Migena Laska, e cila e ka cilësuar akuzën e ngritur nga prokuroria ndaj tre personave Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini, si të padrejtë.

Nisur nga kjo situatë, gjykata ka zhveshur nga përgjegjësia penale tre personat e mësipërm, për shkak se ata nuk kanë qenë fare në punë ditën kur dhe është bojkotuar dhënia e shërbimit tek kulla e “Albcontroll”. Në vendimin e pushimit, gjyqtarja Laska thotë se

“Më 7 prill 2021, datë në të cilën rezulton se në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtyrë, pezulluar, anuluar, disa fluturime ndërkombëtare të planifikuara përgjatë asaj dite, nuk kanë qenë në detyrën e tyre të mëparshme, të kontrollori. Tre personat e marrë të pandehur nga prokuroria, nuk kanë qenë në asnjë prej turneve të datës 7 Prill 2021” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

E për rrjedhojë gjykata ka kthyer dosjen mbrapsht për plotësim të hetimeve, duke urdhëruar akuzën që të zbulojë personat përgjegjës që krijuan revoltën brenda radhëve të punonjësve, me qëllim sabotimin e punës në këtë ndërmarrje shtetërore kaq shumë të rëndësishme që monitoron trafikun ajror. Fillimisht ndaj tre persona hetimi nisi për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa më pas çështja u kualifikua në veprën penale të “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit ajror”.

Në fazën e parë të çështjes për tre personat e pandehur, prokuroria siguroi dhe përgjime nga rrjeti “WhatsApp” që kishin ndërvepruar për të lënë punën, po për gjykatën këto prova nuk i bëjnë ata përgjegjës. Pikërisht në datën 7 prill 2021, pjesa më e madhe e kontrollorëve në kullën e kontrollit ajror “Albcontrol”, bojkotuan punën duke futur në situata shumë të vështirë transportin ajror në vend dhe duke cenuar sigurinë kombëtare.

Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në “AlbControl” ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë vetëdeklaruar të paaftë dhe të pamundur për punë. Për zgjidhjen e situatës paraprakisht e mori në dorë ushtria dhe më pas u emëruan kontrollorë të trafikut ajror nga Turqia. Ndërsa një lumë akuzash të ndërsjellta u shkëmbyen mes Presidencës dhe qeverisë, duke akuzuar njëra-tjetrën si shkaktarë të këtij komploti shtetëror, pikërisht në institucionin më të rëndësishëm që monitoron trafikun ajror.

Kujtojmë se situata tek “Albcontrol” ndodhi në kulmin e fushatës zgjedhore. Një nga protestuesit ishte i cili akuzohej se kishte bllokuar fluturimet ishte edhe Maksim Ethemaj, i cili pasi mbaruan zgjedhjet dhe u formua qeveria Rama 3, u zgjodh drejtor në nëntor të 2021-shit, me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Etiketa: akuzaalbcontrolceshtjaGjykata e LartepersonatProkuroriaprotesta

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
“Njeriu i Vitit”, Donaldi surprizon me deklaratën për Borën (Video)

“Njeriu i Vitit”, Donaldi surprizon me deklaratën për Borën (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com