GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e deputetëve të opozitës, jehonë në mediat ndërkombëtare

19:15 - 02/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e deputetëve të opozitës, jehonë në mediat ndërkombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së deputetëve të opozitës në Parlamentin shqiptar.

Agjensi ndërkombëtare të lajmeve, si dhe mediat amerikane, kanë pasqyruar zhvillimet politike në Shqipëri, duke iu referuar burimeve apo raportimeve të pavarura.

Ligjvënësit shqiptarë të opozitës shkaktuan trazira të enjten në Parlament, duke u përpjekur të ndërpresin një seancë në shenjë proteste kundër asaj që ata thonë se është një sundim gjithnjë e më autoritar nga socialistët në pushtet, shkruan Associated Press.

Ligjvënësit demokratë bllokuan socialistët e majtë të kryeministrit Edi Rama të zinin vendet e tyre dhe vendosën karriget njëra mbi tjetrën në sallën qendrore. Demokratët hodhën fishekzjarrë tymi dhe madje shtynë disa prej socialistëve.

Megjithatë, seanca në dhomën prej 140 anëtarësh vazhdoi dhe 73 ligjvënës socialistë votuan pro 21 projektligjeve.

Sali Berisha, kreu i një grupi në Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, shumë të ndarë, e përshkroi përleshjen në parlament si një “grevë të përkohshme” dhe tha se demokratët do të vazhdonin me veprime të tilla për sa kohë që “parlamenti i turpshëm” vazhdon të ecë përpara.

“Ata nuk e respektuan grevën tonë,” tha ai për socialistët.

Trazirat në parlament nisën për herë të parë dy javë më parë, dy ditë përpara se prokurorët të akuzonin Berishën e Partisë Demokratike për korrupsion.

Prokurorët e çështjes pretendojnë se 79-vjeçari Berisha i ka dhënë favore  dhëndrit të tij, 50-vjeçarit Jamarber Malltezi. Berisha muajin e kaluar tha se zyra e prokurorit përgjegjës për rastet kundër zyrtarëve të lartë apo çështje të mëdha e kishte urdhëruar atë të mos largohej nga vendi.

Zhvillimet politike në Shqipëri janë pasqyruar edhe në Washington Post, Abcnews, dhe shumë prej mediave të tjera ndërkombëtare.​

 

Etiketa: jehonaKryesore1media nderkombetareprotesta

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Gazetarja: Meshkujt shqiptarë kanë frikë, nuk duan femra të…

Gazetarja: Meshkujt shqiptarë kanë frikë, nuk duan femra të…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com