GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputetët demokratë manifestim dhe takime në PE: Rama ka kapur çdo pushtet dhe po arreston kundërshtarët politikë

11:54 - 23/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët demokratë manifestim dhe takime në PE: Rama ka kapur çdo pushtet dhe po arreston kundërshtarët politikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në shenjë simbolike, iu drejtua Strasburgut këtë të mërkurë për të ngritur zërin kundër “inkriminimit të qeverisë Rama, zgjedhjeve të blera nga krimi i organizuar dhe narko mafia”.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi dhe n/Kryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, deputetët Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku zhvilluan takime informale me drejtues të grupeve parlamentare në Parlamentin Europian, ndërsa jashtë selisë së PE-së ndodhej grupi parlamentar i PD në një manifestim sensibilizues, informoi zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike.

Deputetët demokratë mbanin në duar pankarta me mesazhe drejtuar europarlamentarëve: “Liri për Berishën, “Shqipëria- Parti Shtet”, Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”, Zgjedhjet në Shqipëri si të Stalinit – Ka rëndësi kush numëron, jo kush voton!, “Liri për deputetin Salianji”, etj.”

Deputetët demokratë e quajtën të domosdoshme këtë protestë simbolike në Strasburg.

Tomorr Alizoti tha për mediat se PD duhet në mënyrë urgjente të vendosë kontakte me europarlamentarët, me anëtarët e CDU, anëtarët e partive të djathta. “PD duhet të përceptohet si një parti e qendrës së djathtë”, tha Alizoti.

Edi Paloka theksoi se sensibilizimi i eurparlamentarëve ka të bëjë me situatën në Shqipëri. “Është vërtetuar tashmë, tha ai, që Rama shet çdo interes dhe çdo gjë të shqiptarëve për të përfituar pak mbështetje që ai e quan mbështetje ndërkombëtare”.

“Ne duhet të sensibilizojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare për atë që po ndodh në Shqipëri. Një situatë që po rëndohet çdo ditë e më shumë. Nuk jemi në prag-diktature, jemi në diktaturë. Ajo që ndodhi me ish-presidentin me një rrëmbim banditesk i bërë qëllimisht nga Edi Rama nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas një akti të tillë është dora e Edi Ramës është si të thuash fundi i asaj që konsiderohet demokraci në Shqipëri. Sali Berisha jo vetëm u njoh si Kryetar i Partisë Demokratike por iu kërkua në emër të Partive Popullore që të dërgojë përfaqësues të Partisë Demokratike”, tha Paloka.

Deputeti Dashnor Sula tha se duhet t’i tregohet opinionit ndërkombëtar që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan Edi Rama apo mediat proqeveritare.

“Po të bësh një paralele mes PE-së dhe Parlamentit Shqiptar diferencat janë me shekuj, në një errësirë ku është Parlamenti Shqiptar dhe PE ku është simboli i demokracisë”, tha deputeti Sula.

Për deputeten Lindita Metaliaj, Partia Demokratike po sensibilizon europarlametarët për t’i bërë një skaner situatës së rëndë dhe dramatike në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Jemi në një vit paraelektoral ku në 2025 kemi zgjedhjet parlamengtare dhe në një vend ku është asgjësuar Kushtetuta dhe nuk ekziston shteti ligjor, ku janë eleminuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje pa Ramën kryeministër”, tha Metaliaj.

Deputeti Petrit Doda ritheksoi se opozita proteston për të drejtat e qytetarëve sepse Rama kërkon të asgjësojë opozitën.

Deputetët demokratë do të vijojnë takimet me përfaqësues të rëndësishëm të Parlamentit Europian, thotë zyrtarisht Partia Demokratike.

Etiketa: Kryesore1PDprotestaStrasburg

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
I kërkoi marrëdhënie intime pacientes, pezullohet nga detyra mjeku i Sanatoriumit

I kërkoi marrëdhënie intime pacientes, pezullohet nga detyra mjeku i Sanatoriumit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com