GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej orës 17:00 opozita po proteston në kuadër të mosbindjes civile në 6 pika nevralgjike në të gjithë vendin. Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat ndërkombëtare.

“Bllokadë civile, sot ose kurrë!” ishte motoja e protestës, shkruan Associated Press.

Në vijim, thuhet se në Tiranë, deputetët e opozitës parkuan makinat e tyre për të bllokuar trafikun për tre orë. Në vende të tjera, mbështetësit e opozitës organizuan protesta në anë të rrugës ose dogjën goma.

“Opozita shqiptare bllokoi të martën udhëkryqe në të gjithë vendin në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ligjvënësit udhëhoqën qindra mbështetës të opozitës në mitingje në hyrjen kryesore të kryeqytetit, Tiranë, dhe në pesë udhëkryqe të tjera kryesore në të gjithë vendin për të bllokuar trafikun”, vijon artikulli, duke pasqyruar atë që ka ndodhur në Shqipëri.

Demokratët konservatorë të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë akuzuar prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit. Policia paralajmëroi se pengimi i trafikut ishte një vepër penale që mund të dënohej deri në tre vjet burg.

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor
Aktualitet

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor

20:12 - 21/11/26
Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë
Aktualitet

Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

19:54 - 21/11/26
Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”
Aktualitet

Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”

19:32 - 21/11/26
Para
Aksident i rëndë në Bulqizë/ Shoferi përplaset me murin ndarës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Shoferi përplaset me murin ndarës, niset me urgjencë drejt Traumës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor
Aktualitet

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor

20:12 - 21/11/26

Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në “Sheshin Skënderbej”, pas disa orësh tubim dhe marshimi në rrugët...

Lexo më shumë
Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

19:54 - 21/11/26
Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”

Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”

19:32 - 21/11/26
“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

19:16 - 21/11/26
Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

19:04 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com