GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës në Kuvend, kundra edhe deputetët e Bashës: Po i shërbejnë Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Protesta e opozitës në Kuvend, kundra edhe deputetët e Bashës: Po i shërbejnë Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetë të Partisë Demokratike, që konsiderohen si mbështetës të grupimeve Berisha-Bardhi, protestuan sot në sallën e Kuvendit duke bllokuar kështu nisjen e seancës parlamentare.

Sjellja e ligjvënësve demokratë është kritikuar nga socialistët, që nxituan të paraqesin një kërkesë për të dënuar 26 deputetë demokratë.

Por duket se deputetët që njohin si kryetar të Grupit Parlamentar Gazment Bardhin, kanë kundër edhe kolegët e tyre, që ndodhen në krah të Lulzim Bashës.

Arbi Agalliu një nga deputetet e Partisë Demokratike ka kritikuar kolegët e tij demokratë, të cilët sot bllokuan Kuvendin dhe nuk lejuan që të zhvillohej seanca.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Agalliu thotë se “dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023”.

Sipas tij, bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin, ndërsa thekson se “opozita e ka vendin në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon”.

Sipas tij nga kjo sjellje e Berishës përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Demokracia shqiptare është goditur sa herë ka patur bojkot dhe bllokim.

Ajo që i duhet Shqipërisë sot nuk është bojkoti por fryma dhe alternativa.

Fryma krijohet kur je i ndershëm dhe me moral në aksionin politik. Fatkeqësisht, nuk mund të luftosh korrupsionin me njerëz të korruptuar.

Aq më tepër të pretendosh dhe të kërkosh me dhunë të të pranojë një popull i tërë, i cili të refuzon me votë në mënyrë të vazhdueshme.

Nga kjo sjellje e Berishës dhe deputetëve të tij përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e korruptuar”, shkruan Agalliu.

Etiketa: kuvendPDperplasjaprotesta

Lajme të lidhura

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Para
Partizani-Tirana, tifozët “ndezin” derbin. Ja çfarë ndodh (VIDEO)

Partizani-Tirana, tifozët "ndezin" derbin. Ja çfarë ndodh (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

Nëse mendoni që kryebashkiaku i burgosur, Erion Veliaj, nuk e ka pranuar paktin e ofruar nga Rama, gaboheni. Marrëveshja e...

Lexo më shumë
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com