GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës pritet të bllokojë sërish Tiranën, ja rrugët ku do vendoset

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
“O sot, o kurrë”/  Opozita ‘paralizon’ sot Tiranën, rrethrrotullimet që do të bllokohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita do të protestojë të hënën më 23 Dhjetor, duke bllokuar disa rrugë të kryeqytetit.

Burime pranë selisë blu thanë se duke nisur nga ora 17:00, akset që do të bllokohen do të jenë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Willson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Më herët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se protesta e 23 Dhjetorit do të bllokojë Tiranën. Kryedemokrati e konsideroi si “mosbindjen civile më të fuqishme që ka parë Tirana ndonjëherë”. 

Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë.

Organizatorët e protestës kanë njoftua policinë lidhur me planin e tyre. Ndërkohë, mësohet se policia u ka kthyer përgjigje se garanton çdo tubim paqësor, por jo bllokimin e rrugëve duke ju kujtuar organizatorëve se do të mbajnë përgjegjësi penale për çdo bllokim.

Më herët, Partia Demokratike ka zhvilluar edhe disa protesta të ngjashme me bllokim rrugësh.

Përveç një akti të mosbindjes civile – siç i ka cilësuar opozita, protesta të tilla janë parë me skepticizëm nga qytetarë të Tiranës, të cilët janë penguar në lëvizjen e tyre të lirë për shkak të bllokimeve të opozitës.

Kritika ka pasur edhe ndaj policisë që ka lejuar bllokimet.

Etiketa: Kryesore1PDproteste

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj
Breaking Views

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Para
Rama mbështet Manastirliun: S’ka dorëheqje, TikTok do mbyllet për 1 vit

Rama mbështet Manastirliun: S’ka dorëheqje, TikTok do mbyllet për 1 vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com