GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës, Proda porosi efektivëve: Mos i lejoni të bllokojnë rrugët

10:57 - 29/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e opozitës, Proda porosi efektivëve: Mos i lejoni të bllokojnë rrugët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur udhëzimet që kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dhënë efektivë që do të jenë në terren në protestën e pasdites së sotme të opozitës.

Teksa opozita pretendon se do të bllokojë 6 rrugë kryesore në vend, burime për mediat bëjnë me dije se kryepolici Proda u ka kërkuar vartësve të tij që të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues.

Po ashtu, Proda u ka kërkuar vartësve të tij që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Ai gjithashtu iu kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.

Ndër të tjera mësohet se Proda u ka kërkuar që të kenë kujdes dhe listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim. Një kërkesë tjetër ka qenë dhe dokumentimi i të gjitha veprimeve të jashtëligjshme.

Kujtojmë se në vijim të aksionit për mosbinde civile, Partia Demokratike ka thirrur një protesë kombëtare, ku do të bllokohen disa prej akseve kryesore në të gjithë vendin.

Më konkretisht, Partia Demokratike që prej orës 17:00 do të bllokojë këto akse rrugore:

  • Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
  • Rrethrrotullimi Milot
  • Rrethrrotullimi Shkozet
  • Rrethrrotullimi Bradashesh
  • Rrethrrotullimi Rrogozhinë
  • Rrethrrotullimi Levan

Në shkresën për të marrë leje që Partia Demokratike i ka dërguar Policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm në këto 6 rrugë, apo do të lëvizin dhe në pika të tjera. Afati i bllokimit po kështu mësohet se do të jetë 3 orë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Por, ndërkohë, Policia ia ka refuzuar lejën për protestë Partisë Demokratike, pasi bllokimi i qarkullimit të mjeteve dhe qytetarëve përbën vepër penale dhe paralajmëroi eksponentët e kësaj force politike se do të përballen me pasoja sipas ligjit.

“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, në përgjigjen e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha që Policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm.

“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5d bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut.”, tha Bardhi.

Kjo situatë pritet të sjellë përplasje dhe në rrugë mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve.

Etiketa: prodaprotesterruge

Lajme të lidhura

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur
Aktualitet

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit
Aktualitet

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Para
Katastrofë te “Liqeni i Tiranës”,  Këlliçi denoncon: Veliaj po e kthen në bombë ekologjike

Katastrofë te “Liqeni i Tiranës”, Këlliçi denoncon: Veliaj po e kthen në bombë ekologjike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja...

Lexo më shumë
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

13:59 - 22/12/25
PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com