GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e PD për mbylljen e TikTok, Policia: Ja rrugët që bllokohen

13:39 - 15/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi/ “TikTok” do të mbyllet në Shqipëri brenda javës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka njoftuar për masa të posaçme sigurie dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit pasditen e sotme, për shkak të një proteste të organizuar nga Partia Demokratike. Tubimi, i cili do të mbahet përballë Kryeministrisë nga ora 19:00 deri në orën 21:00, është thirrur nga opozita në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të qeverisë për të ndaluar rrjetin social TikTok në Shqipëri, një vendim që PD e ka cilësuar si një akt censure ndaj lirisë së shprehjes.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës. Për këtë arsye, duke nisur nga ora 14:00, do të ketë bllokime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore të rëndësishme pranë kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta.

Konkretisht: Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën të ditur se, në varësi të dinamikës së protestës, mund të vendosen edhe kufizime shtesë të lëvizjes në zona të tjera të kryeqytetit. Për këtë arsye, qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjen me automjete në akset e bllokuara dhe të përdorin rrugë alternative.

Kujtojmë që vendimi i qeverisë për të ndaluar TikTok-un është shoqëruar me reagime të shumta nga opozita, që e cilëson këtë masë si një përpjekje për të kufizuar lirinë e informacionit dhe komunikimit. Nga ana tjetër, autoritetet qeveritare kanë argumentuar se ky vendim ka ardhur për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe mbrojtjen e të miturve nga përmbajtje të rrezikshme.

Në protestën e sotme, ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Etiketa: policia e Tiranesprotestetiktok

Lajme të lidhura

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore
Aktualitet

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

09:59 - 11/01/26
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës
Aktualitet

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Para
Beograd/ Makina futet mes turmës dhe merr zvarrë një protestues (VIDEO)

Beograd/ Makina futet mes turmës dhe merr zvarrë një protestues (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore
Aktualitet

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

09:59 - 11/01/26

Rreth 600 abonentë ruralë në qarkun e Korçës aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa...

Lexo më shumë
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com