GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e së hënës, Noka thirrje socialistëve: Bashkohuni me ne, nuk është betejë për Berishën

17:45 - 03/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e së hënës, Noka thirrje socialistëve: Bashkohuni me ne, nuk është betejë për Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flamur Noka, me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka drejtuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Sali Berisha, ku njoftoi nisjen e protestave pasditen e së hënës, përpara Parlamentit.

Noka tha se PD, pavarësisht se çfarë do të bëjë dhe çfarë përpiqet të bëjë Edi Rama dhe regjimi do të ngadhënjejë mbi këtë regjim dhe ne do dalim për ta gjunjëzuar dhe rrëzuar atë.

“Dy janë goditjet më të rënda të një regjimi kundër një partie politike: Nxjerrja jashtë ligjit dhe, burgosja politike ose eleminimi i liderit. Këtë po bën ekzaktësisht Edi Rama dhe regjimi i tij. Ka nisur që me agjentin e dënuar të FBI-së, skema për eleminimin e Partisë Demokratike dhe shpalljen non grata të Sali Berishës, dhe po e përmbyll me SKAP-in e kapur, duke kërkuar burgosjen e liderit historik.

Praktikisht, ai kërkon që PD reale të nxirret jashtë ligjit, dhe në vend të saj të jetë një parti që vetëm logon ka të partisë së parë anti-komuniste në Shqipëri, ndërsa gjithcka tjetër e ka të Bashkimeve Profesionale të Partisë së Punës”, tha Noka.

Ai u shpreh se asnjë interes publik nuk e toleron asgjësimin e opozitës së një vendi.

“Ne demokratët u themi socialistëve se beteja për të burgosur Sali Berishën është përpjekja për të instaluar një njeri në pushtet. Kur të mbarojë punë me ne, ai do t’u kthehet ju, të vetëve, sic bëri Enver Hoxha.

Ne nuk do ta lejojmë dhe ju ftojmë edhe ju të na bashkoheni!

Kjo nuk është betejë për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, por për Shqipërinë si vend normal, demokratik, pluralist, euro-atlantik.

Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës.

Sonte, të hënën dhe cdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë JO burgosjeve politike, pavarësisht nëse ato janë për Sali Berishën, Fredi Belerin apo Arben Ahmetajn. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës.

Të hënën ne mblidhemi për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se, pse Amerika e dënon McGonigalin për tradhti dhe korrupsion, por SPAK, kantautorin, bashkëautorin dhe bashkëfajtorin e agjentit të FBI, e lejon të dalë e të shesë dokrra, si luftëtar i anti-korrupsionit?!

Të hënën ne dalim për t’u thënë, për të njëmijtën herë, shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pronarë faktikë të inceneratorëve dhe, se duhen hetuar si të tillë”, tha Noka.

Etiketa: NokaPDprotesta

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Para
Zgjedhorja, Salianji: Propozimet e Lulzim Bashës hile që i shërbejnë Ramës

Zgjedhorja, Salianji: Propozimet e Lulzim Bashës hile që i shërbejnë Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26

Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në një fabrikë. Ai...

Lexo më shumë
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com