GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta kombëtare/ Mbi 2 mijë policë në gatishmëri, ‘blindohet’ Kryeministria

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta kombëtare/ Mbi 2 mijë policë në gatishmëri, ‘blindohet’ Kryeministria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka mobilizuar mbi 2 mijë efektivë për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së sotme në kryeqytet. Tubimi zhvillohet në ditën e 19-të të protestave studentore, ndërsa Partia Demokratike ka konfirmuar mbështetjen e saj për protestuesit.

Forca të shumta policore janë dislokuar në zona të ndryshme të Tiranës, me përqendrim të veçantë pranë godinës së Kryeministrisë, ku janë marrë masa të përforcuara sigurie.

Në pjesën e pasme të Kryeministrisë janë pozicionuar efektivë policie, ndërsa në gatishmëri qëndrojnë automjetet me ujë me presion dhe njësitë e ndërhyrjes së shpejtë, të pajisura me mjete speciale.

Në planin e sigurisë marrin pjesë efektivë të forcave “Shqiponja”, Forcave Kombëtare të Sigurisë, punonjës të komisariateve të Tiranës dhe agjentë civilë.

Autoritetet kanë parashikuar gjithashtu përdorimin e dronëve dhe kamerave të sigurisë me rezolucion të lartë për monitorimin e tubimit, identifikimin e personave dhe dokumentimin e shkeljeve të mundshme ligjore.

Protesta zhvillohet në kushtet e zbatimit të aktit të ri normativ për tubimet, i cili zgjeron kompetencat e policisë dhe përcakton masa administrative ndaj personave që shkelin rregullat.

Sipas dispozitave të këtij akti, gjobat variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë, në varësi të natyrës së shkeljes. Masat përfshijnë edhe rastet e mosbindjes ndaj urdhrit për shpërndarjen e tubimit, si dhe mbulimin e fytyrës.

Tubimi i sotëm shënon protestën e dytë kombëtare të organizuar nga Partia Demokratike që prej fillimit të protestave studentore, ndërsa autoritetet kanë përqendruar një numër të konsiderueshëm forcash për ruajtjen e rendit publik.
Etiketa: KryeministriPoliciproteste

Lajme të lidhura

Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës
Aktualitet

Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës

12:31 - 31/10/26
Demokratët e Shkodrës nisen për në Tiranë, deputeti i PD: Të gjithë kundër qeverisë së korruptuar Rama
Aktualitet

Demokratët e Shkodrës nisen për në Tiranë, deputeti i PD: Të gjithë kundër qeverisë së korruptuar Rama

11:51 - 31/10/26
Tabaku: Shporta e familjeve shqiptare nuk mbushet me propagandën dhe mashtrimet e Ramës
Aktualitet

Tabaku: Shporta e familjeve shqiptare nuk mbushet me propagandën dhe mashtrimet e Ramës

11:41 - 31/10/26
Para
Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës

Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës
Aktualitet

Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës

12:31 - 31/10/26

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë. Qytetarë...

Lexo më shumë
Protesta kombëtare/ Mbi 2 mijë policë në gatishmëri, ‘blindohet’ Kryeministria

Protesta kombëtare/ Mbi 2 mijë policë në gatishmëri, ‘blindohet’ Kryeministria

11:57 - 31/10/26
Demokratët e Shkodrës nisen për në Tiranë, deputeti i PD: Të gjithë kundër qeverisë së korruptuar Rama

Demokratët e Shkodrës nisen për në Tiranë, deputeti i PD: Të gjithë kundër qeverisë së korruptuar Rama

11:51 - 31/10/26
Tabaku: Shporta e familjeve shqiptare nuk mbushet me propagandën dhe mashtrimet e Ramës

Tabaku: Shporta e familjeve shqiptare nuk mbushet me propagandën dhe mashtrimet e Ramës

11:41 - 31/10/26
Sindikata e Gardës thirrje Ramës: Nuk mund të presim më! Rrit pagat edhe për ne

Sindikata e Gardës thirrje Ramës: Nuk mund të presim më! Rrit pagat edhe për ne

11:28 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com