GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

në KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta e zhvilluar më 28 Nëntor në Tiranë ka marrë vëmendjen e mediave të mëdha ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për përplasjet mes demonstruesve dhe policisë, kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisjes.

Reuters, Associated Press, AFP, Al Jazeera, Euronews dhe media të tjera europiane e amerikane i kanë kushtuar artikuj dhe raportime zhvillimeve në kryeqytetin shqiptar.

Agjencia ndërkombëtare Reuters e përshkruan protestën si një demonstratë të udhëhequr nga studentët, e cila u përshkallëzua në përplasje të dhunshme. Sipas raportimit, protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa efektivët përdorën ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Reuters vë në dukje se pakënaqësia lidhet me akuzat për korrupsion në qeveri, mungesën e vendeve të punës dhe problemet në arsim, ndërsa e cilëson këtë valë protestash si sfidën më të madhe politike për Ramën që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2013.

Në raportimin e saj, agjencia sjell edhe dëshmi nga qytetarët që iu bashkuan tubimit. Një prej tyre, Eralda Baze, 45 vjeçe, inxhiniere, shprehet se “mjaft është mjaft”, duke renditur korrupsionin, varfërinë dhe emigracionin si arsyet që e nxorën në protestë.

Reuters ndalet gjithashtu te pankarta “Shqipëria nuk është në shitje”, duke e lidhur këtë mesazh me kundërshtimin ndaj projekteve turistike në bregdet, përfshirë atë që lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Agjencia pasqyron edhe qëndrimin e qeverisë, e cila mohon akuzat për korrupsion dhe ka bërë thirrje për dialog.

Associated Press (AP) raporton se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa protesta, e cila fillimisht ishte paqësore, u shoqërua më pas me incidente nga grupe protestuesish të maskuar. Sipas AP-së, u dëmtuan xhamat e godinave të ministrive dhe kamerat e sigurisë, ndërsa në disa raste protestuesit përdorën gurë dhe molotovë. Agjencia thekson se në kryeqytet kishin mbërritur qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga jashtë vendit.

AP sjell edhe zërin e diasporës përmes dëshmisë së Arian Lleshit, 33 vjeç, i cili udhëtoi nga Britania e Madhe për të marrë pjesë në protestë. Ai shprehet se shqiptarët janë shpërndarë në Europë dhe në botë, ndërsa ndihen sikur janë qytetarë pa shtet. Në artikull pasqyrohet edhe dëshmia e pensionistes Suzana Gjeta, e cila flet për vështirësitë ekonomike dhe pensionin prej 120 eurosh në muaj. AP raporton se Ministria e Shëndetësisë kishte bërë të ditur 30 të lënduar në një përditësim të saj.

Edhe Al Jazeera i ka kushtuar një artikull të posaçëm protestës, duke e cilësuar atë si pjesë të një serie të gjatë demonstratash kundër qeverisë.

Media thekson se policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit hodhën gurë dhe molotovë, si dhe tentuan të dëmtonin kamerat e sigurisë dhe godinat shtetërore. Al Jazeera raporton gjithashtu për dëmtime në disa institucione, ndërsa përmend edhe pamjet e zjarrit brenda godinës së Ministrisë së Mjedisit. Në artikull pasqyrohet thirrja e Bashkimit Europian për hetimin e rasteve të përdorimit të tepruar të forcës nga policia dhe për uljen e tensioneve nga të gjitha palët.

Euronews e vendos protestën në kontekstin e pakënaqësisë së qytetarëve dhe përfshirjes së studentëve e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Media europiane raporton për mijëra persona që udhëtuan drejt Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, ndërsa ndalet te kërkesat për kushte më të mira jetese dhe ndryshim të sistemit politik. Euronews sjell edhe deklaratën e studentes Juna Vasili, e cila thotë se qytetarët kanë dalë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe se situata ekonomike është bërë e vështirë

Në Itali, La Repubblica publikoi një video-reportazh me titullin “Mijëra në rrugë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, përplasje të dhunshme”. Media italiane raporton për përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, si dhe për hedhjen e gurëve dhe përpjekjet e protestuesve për të dëmtuar kamerat e sigurisë dhe godinat qeveritare. Ajo e lidh protestën me lëvizjen kundër projektit turistik në bregdetin e jugut, por thekson se kërkesat tashmë janë zgjeruar drejt përmirësimit të kushteve të jetesës, arsimit dhe kundërshtimit të korrupsionit.

Ndërkohë, Deutsche Welle raportoi për përplasjet në Tiranë dhe kërkesën e mijëra protestuesve për largimin e Ramës. Në artikullin e saj, media gjermane thekson se protesta nisi paqësisht, por më pas grupe protestuesish të maskuar u shkëputën nga marshimi dhe sulmuan me gurë e molotovë godinat qeveritare.

Përtej përplasjeve, raportimet ndërkombëtare nxjerrin në pah zgjerimin e kërkesave të protestuesve. Ajo që nisi si kundërshtim ndaj një projekti turistik në bregdetin e jugut, i lidhur me kompaninë e Jared Kushner, është shndërruar në një lëvizje ku ndërthuren akuzat për korrupsion, pakënaqësia për gjendjen ekonomike, problemet në arsim dhe kërkesa për ndryshim politik. Në këtë kontekst, mediat e huaja e kanë vendosur protestën e 28 Nëntorit në një vëmendje më të gjerë ndërkombëtare, duke e trajtuar si një tjetër episod të përshkallëzimit të krizës politike në Shqipëri.

Etiketa: Kryesore1mediat nderkombetarePakënaqësi ndaj Ramësprotesta

Lajme të lidhura

Dashuria, karriera, paratë! Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 Nëntor 2026
Horoskopi

Dashuria, karriera, paratë! Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 Nëntor 2026

07:45 - 29/11/26
Parashikimi i motit/ E diela me vranësira dhe shi, në disa zona priten edhe reshje dëbore
KRYESORE

Parashikimi i motit/ E diela me vranësira dhe shi, në disa zona priten edhe reshje dëbore

07:34 - 29/11/26
“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”
Breaking Views

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

23:09 - 28/11/26
Para
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:26 - 29/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

08:14 - 29/11/26
Dashuria, karriera, paratë! Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 Nëntor 2026

Dashuria, karriera, paratë! Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 Nëntor 2026

07:45 - 29/11/26
Parashikimi i motit/ E diela me vranësira dhe shi, në disa zona priten edhe reshje dëbore

Parashikimi i motit/ E diela me vranësira dhe shi, në disa zona priten edhe reshje dëbore

07:34 - 29/11/26
“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

23:09 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com