GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta/ PD kallëzon në SPAK ministrin Hoxha dhe drejtuesit e policisë: Shkelën ligjin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta/ PD kallëzon në SPAK ministrin Hoxha dhe drejtuesit e policisë: Shkelën ligjin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike këtë të martë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës kundër Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit, në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.

Sipas Grupit Parlamentar te PD, këta zyrtarë Penguan tubimin, ushtruan dhunë dhe konsumuan 6 vepra penale.

Ata u kallezuan per veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”,  “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim.

Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal.

Sipas PD, shuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit.

“Rasti më i rëndë i dhunës dhe veprimeve arbitrare u shënua në zonën “Rrethrrotullimi Pallati me shigjeta”, ku për shkak të ushtrimit të forcës/dhunës nga një numër i konsiderueshëm puonjësish Policie, ndaj Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, deputetit Agron Gjekmarkaj, ju rreziku seriozisht jeta, duke humbur ndjenjat dhe duke u shoqëruar për në spital për trajtim të specializuar mjekësor (Spitali i Traumës dhe QSUT). Ky veprim kriminal dhune ndaj një zyrtari publik të opozitës dhe protestuesi paqësor, ka motive të qarta politike, jo vetëm për të penguar lirinë e protestës, por edhe për të ngjallur frikë tek kundërshtarët politik të Qeverisë aktuale”, thuhet ne kallezim.

Të kallëzuarit:

Ervin Hoxha – Ministër i Brendshëm;

Ilir Proda – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

Elton Alushi – Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;

Fatmir Çelaj – punonjës i Policisë së Shtetit;

Farush Likaj – punonjës i Policisë së Shtetit;

Robert Losha – Shefi i Komisariatit nr. 1, Tiranë;

Çdo punonjës tjetër i Policisë së Shtetit i përfshirë, por i paidentifikuar nga ana jonë

Lajme të lidhura

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke
Aktualitet

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Para
Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje një përson me biçikletë. Autori në drejtim të paditur

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje një përson me biçikletë. Autori në drejtim të paditur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com