GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta për mbyllja e kopshtit të Turgut Ozal, prindërit me lot në sy: Do ngremë padi civile

10:58 - 29/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta për mbyllja e kopshtit të Turgut Ozal, prindërit me lot në sy: Do ngremë padi civile
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga prindërit e fëmijëve të cilët ishin pjesë e kopshtit të Turgut Ozal, është përlotur ndërsa foli për vendimin e qeverisë të cilin e quajti të padrejtë.

“Nuk është normale. Nuk i rrezikohej jeta në asnjë moment fëmijëve, unë jam ndër brezat e parë të Turgut Ozal dhe në asnjë mënyrë nuk jemi induktuar me fenë. Unë vetë jam e besimit ortodoks. Jam shumë e prekur, kjo nuk është normale. Studentët ekselentë … është e turpshme. Nuk e kisha menduar që fëmija im do të dilte sot në një protestë para Kryeministrisë. Janë fëmijë me medalje ”, tha ajo e përlotur.

Një tjetër qytetare, prind i një prej fëmijëve të cilin ndiqnin kopshtin te Turgut Ozal, ka deklaruar se mbyllja e kopshtit ndikon negativisht në psikologjinë e fëmijës duke i bërë edhe të mbyllen në vetvete. Ajo u shpreh se në listën e kopshteve të vëna në dispozicion, përfshihen vetëm kopshte të Tiranës, ndërsa nuk është me menduar për zonat më larg qendrës.

“Në protestë kemi dalë sot për fëmijët e mi dhe të të gjithë Shqipërisë. Ne që jemi më larg nga Tirana nuk kemi mundësi ti çojmë fëmijët në kopshtet shtetërore që Rama na ka dërguar një listë. nuk mund ta çoj në një kopsht me kushte skandaloze ku në një krevat flenë tre fëmijë.
Kam tre ditë që e mbaj fëmijën në shtëpi. Nuk kemi ndërmend të ndalemi me kaq. Shkolla po përpiqet të vijojë edhe me Strasburgun, ndërsa ne prindërit po mendojmë të nisim një padi civile si palë e tretë.

Jemi paralizuar edhe ne dhe fëmijët kemi ngelur në udhëkryq. Sipas shtetit duhet ti çojmë fëmijët në zona ku kemi lagjen. Unë jetoj në Kamëz ndërsa lista me kopshtet janë të gjitha në Tiranë. N kopshtet e Tiranës e kemi të pamundur ti çojmë.

Rrezikohej të arrihej më shumë se niveli i Shqipërisë në atë kopsht jo se i rrezikohet jeta. Qeveria nuk do një arsim të mirë. Kanë hall se mos u rrezikohet pushteti dhe duan që këtu t’ja mbathin të gjithë e të mbesin vetëm pleqëria e të mos kenë mundësi të protestojnë?

Vetë jam mësuese dhe psikologe dhe kam zgjedhur vendin tim për të edukuar brezat e ardhshme të Shqipërisë.

Sa i përket psikologjisë së fëmijëve pas shkëputjes nga kopshti, fëmijët janë të gjithë duke qarë, Thonë nuk duam të ikim në kopsht tjetër duam kopshtin tonë. Është situatë problematike sepse fëmijët ose e zgjidhin duke qarë, ose duke u mbyllur ne vetvete. Kjo ka ndodhur me vajzën time. Dje më tha mami nuk dua të rri më në shtëpi. 98 përqind e prindërve po presin me fëmijët në shtëpi, një ka lënë punën një ka marrë dadon. Shpresojmë në një reflektim nga Kryeministri dhe Evis Kushi. Të gjithë mund të gabojmë e rëndësishme është që të pranojmë gabimin”.

 

Etiketa: proteste

Lajme të lidhura

Tiranë, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër
Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim

09:14 - 22/04/26
Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Para
Kaloi vetingun, KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit

Kaloi vetingun, KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër
Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim

09:14 - 22/04/26

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Mësohet...

Lexo më shumë
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

“Strategji për të blerë kohë”, Irani dyshon pas zgjatjes së armëpushimit nga Trump: Manovër për një sulm të ri

09:10 - 22/04/26
Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com