GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta te Kuvendi/ Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks, paralajmërohet kallëzim në SPAK – Video

15:00 - 17/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta te Kuvendi/ Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks, paralajmërohet kallëzim në SPAK – Video
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u shpreh këtë të enjte  se një prej policëve te Kuvendi e ka kërcënuar atë me armë.

Ai tha për mediat se polici ka nxjerrë armën duke e kërcënuar atë. “Ne ishim duke hyrë brenda dhe e gjithë policia me skafandra… nxori pistoletën dhe ma vendosi te gjoksi, duke më shtyrë tutje. Ata plehra që janë aty. E nxori pistoletën dhe pastaj nisi të gjuajë me atë. Aty ishin shumë, por me mua u përplasën”, tha Baçi.

 

Akuza ngriti edhe Gaz Bardhi, duke thënë se dy deputetët e PD-së Nallbatin dhe Baçin janë kërcënuar me armë nga një prej policëve.

“Nuk ka ndodhur kurrë të hyjnë në Kuvend forca të policisë që të dhunojnë deputetët, Kjo është fytyra e vërtetë të një ushtari të bandave të Durrësit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk na trembin”, u shpreh Bardhi.

Kërcënimin e pohoi edhe deputeti Nallbati.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka kërkoi ndjekje penale ndaj efektivëve. Ai u zotua se mosbindja civile do të vijojë çdo ditë.

Kërcënimi me armë, sipas demokratëve, ka ndodhur në episodin që paraqitet në videon e mëposhtme.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-17-at-12.24.10-PM.mp4

Policia: Efektivët nuk kanë pasur armë. Paralajmëron akuza penale

Policia e Shtetit mohoi se deputetëve të opozitës u janë nxjerrë armë gjatë protestës. Policia thotë se asnjë prej efektivëve nuk ka qenë i armatosur.

“Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnjë punonjës policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit”, tha policia në një njoftim për mediat.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-17-at-1.14.07-PM.mp4

Video e postuar nga Policia

Më tej në njoftim, paralajmërohen akuza penale ndaj protestuesve.

“Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori”.

PD paralajmëron kallëzim në SPAK: video mashtrim

Më tej, Grupi Parlamentar i PD parajmëroi kallëzim penal në SPAK për “Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie”.

Sipas PD, persona të armatosur u futën në Kuvend në kundërshtim me ligjin dhe kanosën me armë deputetët.

Lidhur me videon e Postuar nga Policia (më lartë), PD shprehet se “Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të gardistit i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati”.

“Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj. Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës”, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit e PD.

Etiketa: Kryesore1kuvendLuan BaciPD

Lajme të lidhura

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia
Aktualitet

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Para
Lirohet nga burgu Arlind Gjokutaj

Gjykata lë të lirë ish-Sekretarin e MF. Hetimet: I shkaktoi 1.2 mln euro dëm shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com