GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës kombëtare. Duke folur në konferencë për mediat nga selia blu, Lideri i opozitës u shpreh, se në 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi.

“Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij. Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave.

Ju jeni dëshmitarë të dashur qytetarë dhe qytetare se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut për afera të përbashkëta me Ramën, për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg në kërkesën e tij. Dhe natyrisht nuk ishin më pak për Ramën në atë mes. Pasi me mandatet e tij të krimit mbylli, bllokoi arrestimin e saj për të mbrojtur veten e vet.

Pasi afera të tjera të mëdha korruptive kanë dalë në dritë dhe drejtësia është tërësisht e paralizuar. Pasi në Bruksel, fantazma e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, të pranishme në një seri mbledhjesh nga fillimi i marsit gjer më 18 prill, në të cilat është diskutuar raporti i ndërmjetëm për standardet dhe kriteret themelore për Shqipërinë dhe ka mbetur në klasë.

Por, theksoj këtu se shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare.
Edi Rama bllokoi drejtësinë. Edi Rama de facto për të shpëtuar lëkurën e tij, iu tha plaç partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë absolutisht me të drejtë, funksionimin e shtetit ligjor, funksionimin e luftës kundër korrupsionit dhe respektimin e vendimeve të drejtësisë, u deklaroi shqiptarëve se çështja Balluku është e mbyllur.
Unë ftoj çdo shqiptar të mos pranojmë të mbyllim kurrë atë çështje. Vendi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë.
Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë. Gjithçka bëhet e pashpresë në qoftë se ne nuk ngrihemi fuqishëm me zërin tonë,” tha Berisha.

Etiketa: berishaproteste

Lajme të lidhura

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!
Breaking Views

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Para
Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shën Pjetrit në...

Lexo më shumë
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

21:54 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com