GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestë në Shkodër: Të vendoset busti i Lekë Dukagjinit në qytet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestë në Shkodër: Të vendoset busti i Lekë Dukagjinit në qytet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorë të Dukagjinit kanë protestuar para Bashkisë së Shkodrës.

Ata kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të Shkodrës.

Banorët kërkojnë që të takohen me kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci lidhur me këtë çështje, që sipas tyre është në dijeni të kërkesave të tyre dhe kanë biseduar edhe më parë për këtë çështje.

Protestuesit shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, që sipas tyre është hartues i kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osman.

Një prej qytetarëve të Dukagjinit, Lekë Zogu, u shpreh se busti i Lekë Dukagjinit ka tre vite që është bërë nga emigrantët.

“Emigrantët e Dukagjinit ka tri vjetë që kanë bërë kërkesë që Lekë Dukagjinit me i bo një monument për ta kujtuar pas kaq shekujsh. U la në harresë, luftëtar i madh i Dukagjinit, Shkodrës dhe Shqipërisë. Busti ka dy vjet që është bërë gati, kanë investuar njerëzit tanë jashtë. Kemi kërkuar disa herë për vendin, fjalët kanë qenë të mira por asnjë nuk është bërë. Sot Dukagjini kërkon vendin ku të vendosim bustin. Mendoj që më rastin e pashkëve të vendosim edhe bustin e Lekë Dukagjinit”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, protestuesit  theksojnë se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze dhe me buste te pushtuesve turq e grek ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit hezitohet që të vendoset.

“Jemi në protestë për arsyen e vendosjes së monumentit të Lekë Dukagjinit. Kemi rreth 2 vite që kemi bërë kërkesë qysh me kryetarin e parë, na e ka dhënë fjalën që do e vendosin por nuk e kanë vendos. Benet Beci na ka dhënë fjalën e besën e burrit duke më thënë ;a mund më prit deri në shtator’. Deri më sot nuk na ka takuar për të bashkëbiseduar për të vendos monumentin. Lekë Dukagjini është figura më e madhe e kombit shqiptar, që përkrah Gjergj Katriotit ka luftuar, është pjesë e Principatës së Dukagjinit. Na ka lënë amanet kanunin që i ka bërë ndër mbarë kombit shqiptar e që studiohet nga të gjithë nëpër botë. Sot ne kemi vendos monumente të pushtuesve dhe nuk kemi vend për atë që na ndërtuar themelet e kombit. Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze dhe me buste te pushtuesve turq e grek.Jena mbledh me na prit kryetari në zyrë, është detyrë e tij, nuk kemi marrë asnjë përgjigje, kurrë nuk kemi marrë asnjë përgjigje për kërkesat tona”, theksoi ai.

“Ne kemi ardhur për tu takuar me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, dhe duhet të na pres për disa pika që në i kemi kërkuar vazhdimisht për të vendosur bustin e Lekë Dukagjinit në Shkodër. Nuk është hera e parë ,por edhe ky kryetar e di që busti është bërë dhe pret me u vendos. Në tërë Shkodrën, dhe pikërisht ku kemi kërkuar për ta vendosur ne është vend i arsyeshëm. Lekë Dukagjini ka projektuar kushtetutën e parë shqiptare, ka qenë krah i djathtë i Skënderbeut”, tha një tjetër banor i Dukagjinit.

 

Etiketa: bustileke dukagjini

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Furnizonin me armë grupet kriminale, burg për dy të rinjtë në Durrës

Furnizonin me armë grupet kriminale, burg për dy të rinjtë në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com