GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sheshi bosh në Përrenjas, protestuesi i vetëm: Faleminderit që më ndiqni nga kafja!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sheshi bosh në Përrenjas, protestuesi i vetëm: Faleminderit që më ndiqni nga kafja!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një përpjekje për të zhvilluar një protestë qytetare në Përrenjas përfundoi pa pjesëmarrje, pasi thirrjes për t’u mbledhur në shesh nuk iu përgjigj pothuajse askush. Në tubim u paraqit vetëm një qytetar, i cili ironizoi mungesën e banorëve duke deklaruar se “banorët këtu nuk kanë halle e probleme”.

Ai tha se kishte menduar t’i drejtohej me disa mesazhe kreut të pushtetit vendor, por mungesa e pjesëmarrësve e bëri të pamundur. Në vijim, qytetari falënderoi me ironi edhe ata që po e ndiqnin nga kafenetë përreth.

“Mirëmbrëma, mirë se keni ardhur. Në fakt s’keni ardhur po s’ka problem, erdhëm ne. Erdhëm t’ju përshëndesim, thamë që si gjithë Shqipërinë ta organizonim një protestë dhe këtu në Përrenjas. Unë jam bir i kësaj ane. Po me sa duket ju s’paskeni halle dhe probleme fare. Unë kisha bërë mend që t’i thosha ca fjalë Nuriut, po s’ja them dot se ju qenkeni të gjithë në punë.

Megjithatë ne ju falenderojmë shumë, që na shikoni dhe nga kafja kështu. Patjetër që do falenderojmë policinë e shtetit. Faleminderit shumë. Edhe diçka doja t’ju thoja. Nëse ndokush ju pyet, se pse, nga ishte Vilson Blloshmi apo Genc Leka apo Petrit Blloshmi, mos i tregoni që ishte nga kjo anë. Sepse ata do të dridhen në varr. Mos i tregoni se ata dhanë jetën për këtë anë. Ju faleminderit”, u shpreh qytetari.

Ndërkohë sot në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 16-të radhazi kundër qeverisë. Sipas tyre, tubimet e deritanishme kanë regjistruar pjesëmarrje të lartë dhe kanë shërbyer si pikënisje për protesta të ngjashme edhe jashtë vendit.

Manifestime janë zhvilluar në disa qytete evropiane ku jeton komuniteti shqiptar, si edhe në Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, duke e lidhur mobilizimin e tyre me zhvillimet politike në Shqipëri.

Organizatorët pretendojnë se vala e protestave po zgjerohet përtej kufijve të vendit dhe se pjesëmarrja e diasporës po kthehet në një element të rëndësishëm të presionit politik ndaj qeverisë.

Etiketa: proteste. kafePrrenjas

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025”, kryeprokurori Olsian Çela: Kriminaliteti mbetet në rritje

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025”, kryeprokurori Olsian Çela: Kriminaliteti mbetet në rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com