GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestuesit thirrje gjeneralit Wesley Clark në Nju Jork: Mos qëndroni në krah të Edi Ramës, ai është kriminel!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestuesit thirrje gjeneralit Wesley Clark në Nju Jork: Mos qëndroni në krah të Edi Ramës, ai është kriminel!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup protestuesish shqiptarë në Nju-Jork kanë reaguar ndaj pranisë së kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara, duke i bërë thirrje gjeneralit amerikan Wesley Clark që të mos qëndrojë përkrah kreut të qeverisë shqiptare.

Në videot e publikuara nga protesta, dëgjohen thirrje drejtuar Clark-ut, ku protestuesit i kërkojnë të distancohet nga Rama.

“Mos qëndroni krah Edi Ramës, është kriminel”, dëgjohet një prej protestuesve t’i drejtohet gjeneralit amerikan.

Reagimi vjen gjatë qëndrimit të Ramës në Nju-Jork, ku ai ndodhet në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, protestuesit shihen duke i hedhur vezë kryeministrit, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje dhe epitete të rënda ndaj tij, mes tyre “mafia” dhe “kriminel”.

Në krah të Ramës ndodhej bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ju rikujtojmë se Clark ishte komandant suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtoi fushatën ajrore të Aleancës kundër forcave të regjimit të Slobodan Millosheviçit. Ndërhyrja e NATO-s u zhvillua në kontekstin e konfliktit në Kosovë dhe krizës humanitare të shkaktuar nga represioni dhe dëbimet e popullsisë shqiptare të Kosovës.

Vetë Clark e ka përshkruar ndërhyrjen e NATO-s si një operacion që synonte mbrojtjen e popullsisë së Kosovës dhe ndalimin e represionit të regjimit të Millosheviçit.

Ndërkohë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë një fotografi me ish-Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark, duke shprehur mirënjohjen e tij për rolin që ai pati gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se Clark drejtoi fushatën e NATO-s në vitin 1999, të cilën ai e përshkruan si një ndërhyrje në mbrojtje të popullsisë së Kosovës dhe kundër represionit të regjimit të Slobodan Millosheviçit.

Balla shprehet gjithashtu mirënjohës ndaj Clark për deklarimet dhe dëshmitë e tij në Hagë, të cilat kanë qenë në mbështetje të komandantëve të UÇK-së.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2026/09/6ab64b56061ed.mp4

 

Etiketa: Kryesore1Nju JorkprotestuesRama

Lajme të lidhura

Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër
Aktualitet

Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër

07:48 - 27/11/26
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh
Breaking Views

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin
Aktualitet

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Para
Aksident në aksin Qukës-Qafë Plloçë, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Aksident në aksin Qukës-Qafë Plloçë, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër
Aktualitet

Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër

07:48 - 27/11/26

Pas më shumë se 14 orësh diskutimesh, debatesh të ashpra dhe përplasjesh politike mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi i Shqipërisë...

Lexo më shumë
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Parashikimi i motit, 27 Nëntor 2026

07:32 - 27/11/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Nëntor 2026

07:32 - 27/11/26
Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com